Çeki: Nga një iniciativë studentore, në protestë për dorëheqjen e kryeministrit

Nisi si një iniciativë studentore nga një grup të rinjsh që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Andrej Babis, por dje në Pragë të Republikës Çeke protesta mori një tjetër dimension ku, sipas organizatorëve, më shumë se 250 mijë njerëz iu bashkuan thirrjes për largimin e kreut të Qeverisë, njofton TCH.

Babis po hetohet penalisht për shkak të akuzës se ka abuzuar me rreth 2 milionë euro subvencione nga Bashkimi Evropian, 10 vite më parë. I kosideruar si njeriu i dytë më i pasur në Çeki, Andrej Babis i ka mohuar akuzat.

Gjithsesi, protestuesit të udhëhequr nga grupi Miliona Momente për Demokraci kërkojnë dorëheqjen dhe hetime të pavarura ndaj kryeministrit. Protesta e së dielës konsiderohet si më e madhja që pas rënies së komunizmit në Çeki, më shumë se 30 vite më parë.

Edhe pse presioni është rritur, kryeministri Babis refuzon të japë dorëheqjen. Të mërkurën, Qeveria e tij do të përballet në Parlament me një mocion mosbesimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button