Ministrat e rinj do të votohen të mërkurën, Zaevi si ministër i Financave – problematike

Për të mërkurën, 26 qershor 2019, në ora 11:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) ku pritet të votohet propozimi i ministrave të rinj, të cilët u përfshinë në të ashtuquajtur proces “fshesë”. Reagime të shumta ka ngjallur propozimi i kryeministrit Zoran Zaev që të bart funksionin e ministrit të Financave, transmeton Portalb.mk.

Zoran Zaev. Foto: Portalb.mk
Zoran Zaev. Foto: Portalb.mk

Sipas njoftimin të kryeministrit, Zoran Zaev, për ministra të rinj, atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është propozuar, Trajan Dimovski, për të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, për të Kulturës, Hisni Ismaili, për të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski e ndërkaq për ministrinë e re, atë të Sistemit Politik, Sadulla Daruka.

Në kuadër të këtij procesi janë shkarkuar zëvendëskryeministri për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika-radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu-radhë e Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) dhe ministri pa resor, Zoran Shapuriq.

Zaevi si ministër i Financave, problematike në zbatim

Në propozimin e Zaevit më së shumti komente ka ngjallur vendimi që i njëjti ka propozuar veten për ministër të Financave.

Xhevdet Hajredini, foto: Vançko Xhambaski
Xhevdet Hajredini, foto: Vanço Xhambaski

Për ekspertët, ky vendim paraqet një mundësi për qendërzim të fuqisë së Zaevit, e ndërkaq të tjerët venë në dyshim se angazhimet e mëdha që i ka ministri i Financave, do ta pamundësojnë efikasitetin e Zaevit për ta kryer këtë funksion.

“Vetë kryeministri do të jetë realizues i Buxhetit. Kjo nuk mund të zgjat gjatë, kjo nuk është e qëndrueshme dhe ai do të duhet të dorëzohet nga një rol i tillë, sepse në një njëri është përqendruar tërë fuqia operative. Ai është i obliguar që Buxhetin ta trajtojë si Ligj, kurse pozitat në Buxhet si pjesë të Ligjit. Kjo tingëllon si shumë joserioze, edhe nëse është e përkohshme”, tha ministri i parë i Financave, Xhevdet Hajredini për IRL.

Nga ana tjetër, për profesorin e të drejtës administrative, Dragan Gocevski, vendimi i Zaevit për t’u emëruar ministër i Financave, nuk është e jashtëligjshme, por problematike.

“Do të ishte problematike nëse presidenti i Qeverisë vendos të udhëheqë me më shumë se një resor apo derisa një person, anëtar i Qeverisë, zgjedhet të udhëheqë me më shumë se një resor”, tha Gocevski për “360 Shkallë”.

Përndryshe, ndryshimet në Qeveri janë kumtuar dje nga kryeministri Zaev, dhe të njëjtat vijnë në kuadër të procesit të ashtuquajtur nga vetë ai, “Fshesa”, i paralajmëruar në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale.

Paralelisht me këtë proces, ndryshime kanë filluar edhe në kuadër të partisë së udhëhequr nga vetë Zaevi, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), e ndërkaq në kuadër të partisë bashkë-qeverisëse, Bashkimi Demokratik për Integrim janë duke u zhvilluar zgjedhje për emërim të të gjithë kryetarëve të degëve, pasi që atyre paraprak u ka skaduar mandati.

LEXO: Zaev: Ndryshimet në qeveri dhe në parti do të ndodhin në fillim të qershorit
LEXO: BDI i shpalli zgjedhjet partiake për kryetar të degëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button