Reagoi ASH-ja: “Fshesa” e qeverisë doli dështim, zgjedhjet janë alternativa më e mirë

Partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (ASH) e udhëhequr nga Ziadin Sela, nuk pret rezultate konkrete nga ndryshimet në kabinetin qeveritar, njofton Portalb.mk.

“Nga ,,fshesa” nuk doli asgjë konkrete, përveç 3-4 ndërrimeve të imponuara si pasojë e dorëheqjeve të ministrave në Ministrinë për Kulturë,  Ministrinë për Bujqësi dhe si pasojë e mungesës në punë të zv.kryeministrit Hazbi Lika, asgjë konkret”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarë.

Aleanca komentoi dhe idenë e kryeministrit Zoran Zaev, që ai njëkohësisht të jetë edhe ministër i financave, duke e llogaritur këtë veprim si ‘mashtrim’.

ASH-ja mendon se ky ‘mashtrim’ vjen pikërisht në momentet kur Zaev nuk merr guximin të lirohet nga gangsterët partiak, që ‘kanë okupuar institucionet dhe mendojnë se funksionet qeveritare trashëgohen’.

“Kryeministri nuk tregoi guxim që të lirohet nga funksionarët që kanë afera nepotizmi. Ai nuk tregoi guxim që të lirohet prej kuadrove të papërgjegjshëm, kuadrove të cilat nënshkruajnë kontrata në katër sy, kuadrot të cilët japin tenderë firmave të sapo regjistruara, kuadrove të cilët e shfrytëzojnë pozitën e ministrit për përfitime të firmave private të tij, kuadrove të cilët janë në gjendje të shkelin ligjin për përfitime personale”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

Si zgjidhje e problemit të funksionimit të qeverisë, ASH-ja i llogarit zgjedhjet e parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button