Manastirasi e vrau gruan dhe u vetëvra

Sot rreth orës 14:15 nga Ndihma e Mjekësisë Emergjente në SPB-Manastir, është raportuar se në rrugën “Kliment Ohridski”,  S. Gj. (1957), pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, kreu vrasjen e gruas së tij M.Gj. (1962) me një pistoletë CZ 7.62, pas së cilës ai kreu vetëvrasje, tha policia e Manastirit.

Si njoftuan nga Prokuroria Publike, një prokuror publik inspektoi një apartament në rrugën “Kliment Ohdridski” në Manastir, ku u gjetën trupat e pajetë të burrit dhe gruas.

“Është urdhëruar për ekspertizë të gjurmëve dhe provave materiale të gjetura dhe të larguara nga vendi i ngjarjes”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.

Prokuroria Publike njoftoi se trupat e të ndjerit u dorëzuan në autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button