Do të bëhet baba për herë të parë, Granit Xhaka flet për gjininë e fëmijës

Në familjen Xhaka së fundmi po dëgjojmë vetëm lajme të mira, përveç futbollit. Taulanti i ka propozuar të fejuarës së tij, Arbnorës për martesë. Së shpejti me siguri do të ketë një dasmë të madhe në familjen e tyre. Perveç lajmit të freskët të propozimit të Taulantit për Arbnorën, edhe për çiftin tjetër Graniti dhe Leonita ka lajme të mira. Ata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë vetë çifti disa ditë më parë. Leonita duket sikur e ka kaluar muajin e katërt kur merret vesh edhe gjinia e fëmijës. Mirëpo, çfarë presin çifti? Djalë apo vajzë?

I pyetur për Prive, Graniti ka folur për herë të parë për faktin se do bëhet baba. Ai nuk ka dashur të zbulojë gjininë e fëmijës që presin. Dëshirojnë ta lënë surprizë.

“E kam bërë publik lajmin përpara 3-4 javësh që do bëhem prind. Kismet zotit, nusen e kam shtatzënë. E kemi zbuluar gjininë, por është pak private. Do të shohim ende nuk mundem ta tregoj”,-është shprehur Xhaka.

Ne nuk na mbetet veçse të presim…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button