Hamilton nuk njeh kundërshtar, i pari në Francë

Lewis Hamilton vazhdon me fitoren në Formula 1. Britaniku ishte superior edhe në pistën e Francës, njofton TopChannel.

Hamilton u nis i pari sot në pistën e Francës pasi dje arriti PolePosition me kohën 1 minutë 28 sekonda e 319 të mijta. Shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas u rëndit i dyti duke rikonfirmuar edhe një herë superioritetin e makinës Mercedes. Në vendin e tretë u rëndit piloti i Ferrarit, Charles Leclerc.

Ishtë një garë zhgënjyese për pilotin tjetër të Ferrarit dhe për RedBull. Piloti Max Verstappen zuri vendin e katërt, ndërsa Sebastian Vettel zuri vendin e pestë.

Me këtë fitore Hamilton vazhdon të mbajë vendin e parë në rënditjen për pilotë. Pesë herë kampioni i botës ka 187 pikë me, 6 fitore dhe 8 podiume. Pas tij rënditet shoku i skuadrës, Valtteri Bottas i cili ka 151 pikë me 2 fitore dhe 7 podiume.

Piloti i Ferrarit Sabastian Vettel mban vendin e tretë në rënditjen e pilotëve me 111 pikë ku nuk ka asnjë vend të parë dhe 4 podiume.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button