Tetovë, mos koordinimi i drejtorëve lë qytetarët pa shfaqje

Mos-koordinimi i mirë mes drejtorit të Teatrit të Tetovës dhe atij të Shtëpisë së Kulturës, ka lënë publikun e Tetovës pa reprizat e shfaqjeve që kohë më parë, jepeshin ditëve të mërkura, transmeton Alsat-M.

Drejtori i Teatrit Arsim Fazlia, këtë ndërprerje e arsyeton me zënien e ditës së paraparë për Teatrin nga ana e Shtëpisë së Kulturës, por edhe me mungesën e hapësirave për prova. Por ndryshe thotë drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Artan Asllani. Sipas tij nuk ka kurrfarë pengesash për realizimin e shfaqjeve.

Heqja e reprizave të shfaqjeve të Teatrit, dëmton aktorët, të cilët ankohen se, një teatër me 50 të punësuar nuk mund të funksionojë vetëm me premiera.

Në lidhje me këtë problem, deklarohet edhe aktori Elmir Sejfullai.

“Ne si artistë dëmtohemi shumë, shkaku se, e kemi kryer këtë fakultet dhe jemi aktorë për publikun dhe shfaqjet i bëjmë për publikun, jo për vetveten.  Teatri i ri ende është duke çaluar me punimet, dhe ne nuk mund të presim deri në pafundësi për ta rregulluar statusin e teatrit tonë”.- u shpreh Sejfullai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button