Qu Dongyu u zgjodh drejtor i Agjencisë së OKB-ve për Ushqim dhe Bujqësi

Zëvendës-ministri i Bujqësisë i Kinës, Qu Dongyu, është drejtori i ri i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), raporton Anadolu Agency.

Qu është personi i parë nga Kina që do të ushtrojë postin e drejtorit të përgjithshëm të FAO-s. Këtë pozitë do ta trashëgojë nga braziliani Jose Graziano da Silva.

Rikujtojmë se, përfaqësuesit e 194 shteteve anëtare sot në konferencën e 41-të në Romë zgjodhën drejtorin e përgjithshëm midis kandidatëve nga Kina, Franca dhe Gjeorgjia. Në të njëjtën kohë kjo ishte hera e parë që në mesin e kandidatëve kishte edhe një grua.

Kina ka propozuar zëvendës-ministrin e Bujqësisë, Qu Dongyua. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetën Davita Kirvalidzën, ish-ministrin e Bujqësisë së Gjeorgjisë, ndërsa Catherine Geslain-Laneelle, ish-kreu i Ministrisë franceze të Bujqësisë, ishte një kandidate e Bashkimit Evropian (BE)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button