Sakrifikon Neymar: 14 mln euro më pak për kthimin te Barcelona

Për të riveshur fanellën e Barcelonës dhe për tu argëtuar në sportin që ai do më shumë, Nejmar do të bëjë sakrifica të mëdha ekonomike, madje duke hequr dorë nga një pasuri e tërë, transmeton TopChannel.

Sulmuesi i Paris Sën Zhermenit që tashmë nuk e fsheh më as publikisht dëshirën për tu larguar nga kampionët e Francës, do të sakrifikojë 14 milionë Euro më pak në vit, për tu rikthyer në Katalonjë.

Aktualisht futbollisti po vuan një periudhë negative në planin personal dhe atë profesional. I dëmtuar dhe larg kombëtares, si dhe i akuzuar për përdhunim në një çështje që pasurohet dita ditës, Nejmar vazhdon të gëzojë fitime të majme. Ai merr 36 milionë Euro në sezon nga Paris Sën Zhermen, por te Barça mes kontratës dhe bonuseve të sponsorëve mund të shkojë në maksimumi 22.

Praktikisht është e njëjta shifër që Nejmar merrte te gjigantët blaugrana, para se të largohej mes polemikave duke përplasur derën, e madje duke hapur edhe gjyqe pa fund. Paris  Sën Zhermen natyrisht nuk do të bëjë asnjë ulje në investimin prej 22 milionë Euro që avancoi për brazilianin, por Barcelona shpreson se do të zhdukë hendekun me 100 milionë Euro, dhe 3 futbollistë që nuk i konsideron titullarë, Umtiti, Rakitic e Dembelé.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button