Shërbimi kanadez i inteligjencës ka shkatërruar pjesë të arkivit nga Lufta e Ftohtë

Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë i Kanadasë (CSIS) ka shkatërruar dosjet me informacione të inteligjencës nga qeverisja e kryeministrit Pierre Tradeau, babai i kryetarit aktual të kryeministrit kanadez Justin Tradeau, raporton Anadolu Agency.

Agjencia kanadeze e lajmeve (Canadian Press) njoftoi se, në pyetjen që t’u mundësohet atyre qasje në informacionet nga dosjet e CSIS-së, mori përgjigjen se dosjet e këtij shërbimi sekret nga periudha e kryeministrit Pierre Tradeau u shkatërruan më 30 janar 1989.

I njëjti burim raportoi se CSIS shfrytëzoi kompetencat dhe shkatërroi atë pjesë të arkivit me arsyetimin se bëhej fjalë për informata të paplota dhe të mangëta.

Të dhënat e inteligjencës rreth personave në Kanada u nënshtrohen Ligjit për qasje të lirë në Informacione vetëm 20 vjet pas vdekjes së një personi. Duke pasur parasysh se Trudeau i vjetër vdiq në shtator të vitit 2000, dhe të dhënat që shërbimi sekret kanadez i ka ende nuk janë në dispozicion.

Historianët në Kanada janë të dëshpëruar mbi informacionin se është shkatërruar një pjesë e arkivit të CSIS-së që ka të bëjë me një periudhë shumë të rëndësishme historike të vendit.

“Ky është një krim i kryer kundër historisë kanadeze”, tha Steve Hewit, ish-zyrtari sigurie dhe historian.

Pierre Trudeau shërbeu si kryeministër i Kanadasë për më shumë se 15 vjet në periudhën e Luftës së Ftohtë (1968-1979 dhe 1980-1984), kur ndodhën afera të ndryshme spiunimi dhe skandale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button