Tentativa për grusht shteti në Etiopi, është vrarë kryeshefi i ushtrisë

Qeveria e Etiopisë bëri të ditur se kryeshefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së vendit, Sea’re Mekonnen, është vrarë gjatë tentimit të mbrëmshëm të grusht shtetit, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, sot herët në mëngjes njoftoi se gjenerali Mekonnen është plagosur rëndë, ndërsa zëdhënësi i tij Nigusu Tolahun njoftoi se Mekonnen iu nënshtrua plagëve.

Ai theksoi se gjenerali Mekonnen ndëroi jetë duke tentuar të parandalojë tentimin për grusht shtet në krahinën veriore Amhari. Tolahun tha se vrasjen e kreu truproja e Mekonnen i cili në atë rast vrau edhe gjeneralin në pension Geza Aberu.

Vrasësit janë arrestuar, ndërsa nga zyra e kryeministrit Ahmed u njoftua se tentimin e parandaluar të grusht shtetit e kryesoi gjeneral Asaminew Tsige, shef i forcave rajonale të sigurisë në Amhar.

Asaminew në muajin prill të vitit të kaluar u lirua nga burgu në të cilin ishte i burgosur politik, ndërsa u lirua me amnistinë të cilën e nënshkroi kryeministri Ahmed.

Gjatë tentimit të mbrëmshëm të grusht shtetit rëndë është plagosur edhe kryeprokurori në Amhari, Migbaru Kebaba.

Kryeministri Ahmed sot në mëngjes tha se tentativa për grusht shteti është parandaluar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button