Reagoi RDK pasi mbeti pa Ministri: Zaev nuk mund të sjell vendim pa pajtimin tonë

Sot kryeministri Zoran Zaev, ashtu si kishte paralajmëruar, dërgoi në kuvend ndryshimet brenda kabinetit të qeverisë, njofton Portalb.mk.

Sipas ndryshimeve të propozuara nga Zaev, që priten të miratohen në kuvend, si ministër i ri në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale do të jetë Goran Milevski, që vjen nga Partia Demokratike Liberale (PDL).

Për këtë propozim, ka reaguar Rilindja Demokrtike Kombëtare (RDK) e udhëhequr nga Vesel Memedi, pasi kjo ministri akoma duhet të udhëhiqet nga RDK, sipas tij.

“Ministria e vetëqeverisjes lokale i takon partnerit të koalicionit qeveritar, edhe atë partisë RDK-së. Kryeministri, nuk mundet të sjell vendim pa pajtueshmërinë tonë, që këtë ministri të ja jap një partneri të brendshëm të partisë LSDM, me të cilën ka probleme të brendshme, dhe ti kënaq partnerët e koalicionit por në dëm të koalicionit qeveritar”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Ky propozim i kryeministrit Zaev, sipas RDK-së, nuk do të mirëpritet nga kjo parti. Gjithashtu ata zotohen se do të sjellin një vendim në lidhje me këtë ndryshim të kryeministrit.

“Nëse kryeministri është serioz me këtë propozim të tij, ne si parti do të sjellim vendim dhe qëndrimin tonë për të cilën do të informoheni”, përfundon komunikata.

LEXO: Zaev do të jetë edhe ministër i financave, i kumtoi emrat e ministrave të ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button