Në Kuvend vazhdoi dialogu i dytë nga procesi “Zhan Mone”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) edhe sot vazhdon dialogu i dytë nga procesi “Zhan Mone”, ku marrin pjesë eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, raporton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga zyra për informim e kuvendit, për dialogun e dytë në kuadër të procesit, rezultatet do t’i raportojnë: kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi dhe tre eurodeputetët Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein.

Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi dje mbajti mbledhje me eurodeputetët para hapjes së dialogut.

Takimi I parë në kuadër të dialogut “Zhan Mone”, përfaqësuesit e partive parlamentar në Kuvendin e RMV-së, e mbajtën vitin e kaluar në Ohër.

LEXO: Shkup, filloi dialogu “Jean Monnet 2”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button