Tentativë për grusht shteti në Etiopi

Në provincën Amhara, në veri të Etiopisë, një grup i armatosur tentoi të kryejë grusht shteti, raporton Anadolu Agency.

Sekretari në Departamentin për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit Nigasu Tilahu, për një televizion shtetëror deklaroi se grusht shteti është tentuar në rajonin Bahirdar dhe qëllimi ka qenë të përmbyset qeveria lokale. Megjithatë, nuk patën sukses.

Tilahun konfirmoi se qeveria federale do të garantojë sigurinë në rajon. Mediat lokale theksojnë se në qytet ende dëgjohen të shtëna, ndërsa janë hospitalizuar personat e plagosur.

Ende nuk dihet nëse grusht shtetin tentuan ta kryejnë pjesëtarët e ushtrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button