Katër të lënduar nga një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

Sipas tij, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia derisa ka thënë se të lënduarit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton KTV.

“Shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia. Katër persona janë lënduar dhe janë transferuar për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informatave janë jashtë rrezikut për jetë mirëpo dëmet materiale kanë qenë të mëdha”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button