Merkel kërkon zgjidhje politike për Iranin

Komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë një zgjidhje politike për Iranin, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Komentet e kancelares Merkel vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tërhoq nga një sulm ushtarak ndaj Iranit, si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një droni amerikan nga Teherani, transmeton REL.

Kancelarja Merkel po ashtu tha se për çështjen e Iranit do të diskutohet javën e ardhshme, gjatë takimit të liderëve të G20, takim që do të mbahet në Japoni.

“Duhet të ketë një zgjidhje politike (për Iranin) dhe për këtë ne do të punojmë”, tha Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button