Muaremi: Prokurorët duhet t’i bindim për hetime për krim financiar

Policia financiare nga fillimi i vitit deri në mes të qershorit ka ngritur 28 kallëzime penale kundër 51 personave dhe 28 kompanive, të cilat kanë të bëjnë me dyshime për 48 vepra penale, njofton Portalb.mk.

Drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi tha se dëmi i shkaktuar në këto raste kap shumën mbi 8 miliardë denarë dhe se kallëzimet tashmë janë parashtruar dorëzuar te prokuroritë kompetente.

Kjo drejtori sot ka ngritur tre kallëzime të reja penale për shpërdorim detyre ndaj drejtorit të MTV Marjan Cvetkovski kundër drejtorit të Institutit për Shëndet Publik dhe kundër kompanisë Te-To SHA Shkup.

Megjithatë, pavarësisht nga numri i madh i kallëzimeve të parashtruara, numër i aktakuzave nga Prokuroria Publike është dukshëm më i vogël. I pyetur nga NOVA për atë sa është i kënaqur me shpejtësinë me të cilën Prokuroria Publike vepron në bazë të kallëzimeve të tyre penale, Muaremi tha se prokurorëve u nevojitet më shumë kohë për të përpunuar procedura që lidhen me krimin financiar.

“Deri tani kemi pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë Publike. Megjithatë, bëhet fjalë për krim financiar , prandaj duhet më shumë t’iu sqarohet prokurorëve publikë, sepse ata janë juristë dhe për hetimet financiare duhet pak më shumë të sqarohemi mes veti, për t’u bindur se në ato lëndë me të vërtetë ka kriminalitet, ndërsa dihet se për shkak të interesit financiar, po keqpërdoren funksionet publike”, tha Muaremi.

Nuk ka numër të saktë se sa aktakuza janë ngritur në bazë të kallëzimeve nga Policia financiare .

NOVA dërgoi një pyetje për Prokurorinë publike – për atë se çka është ndërmarrë lidhur me kallëzimin penal që Policia financiare e parashtroi një vit më parë, e në lidhje me shpërdorimin e detyre ndaj tre personave, duke e përfshirë ish-kryetarin të komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq. Prokurori Publik u përgjigj se aktakuzë ende nuk është parashtruar, por që ka veprime lidhur me kallëzimin.

“Prokurori kompetent publik nga Prokurorit themelore publike për ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kah fundi i tetorit të vitit të kaluar, ka miratuar urdhër për hetim kundër tre personave të cilët janë të dyshuar për kryerjen e një vepre penale – shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Këto persona dyshohen se gjatë realizimit të procedurës së prokurimit publik, duk mos i kryer detyrat e tyre zyrtare kanë mundësuar që kontraktuesi i Projektit – Ndërtim i një ure për këmbësorë “Ura syri” në lumin Vardar për të realizuar përfitime pronësore. Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ndriçuar rastin”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë publike.

Policia financiare e ka parashtruar kallëzimin në Prokurorinë publike më 4 korrik 2018. Nga Prokuroria shpjegojnë se ende janë duke mbledhin prova për të përcaktuar nëse ka bazë për të ngritur aktakuzë. Në bazë të kallëzimit të parashtruar nga Policia financiare, Todoroviq e ka pranuar veprën dhe i ka kthyer paratë – më shumë se 400.000 euro për të cilat ai dyshohej se i kishte shpërdoruar.

Muaremi sot paralajmëroi se së shpejti do t’i publikojnë hetimet tjera të cilat janë “në fazën përfundimtare e të cilat i realizojnë së bashku me Prokurorinë Publike dhe do të bëhen me sigurim të personave”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button