Teprica nga Ministria e Mbrojtjes do të dalë në pension, ushtarët e vjetër në një agjenci shtetërore

Rreth 300 punonjës në Ministrinë e mbrojtjes (MM) do të largohen nga ky institucion, shumica e tyre në pension. Në të njëjtën kohë, po përgatitet zgjidhje për vazhdim të karrierës së ushtarëve pasi ti mbushin 45 vjeç. Ata, së bashku me një sektor të tërë të Ministrisë mbase do të bëhen pjesë e një agjencie të re shtetërore e cila, si pjesë e planeve për lirimin e aktiviteteve jo-thelbësore do të kujdeset për “shërbime hotelerike dhe akomodim, mirëmbajtje dhe higjienë të  infrastrukturës si pjesë e aktiviteteve logjistike dhe mbrojtjen e disa prej objekteve ushtarake”, është parashikuar në Pasqyrën strategjike mbrojtëse, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet në numrin e punonjësve vijnë pas analizës funksionale që e realizoi grupi punues, i cili ka identifikuar mbi-punësimin në disa sektorë dhe mungesë të punonjësve për vendet e punës në sektorë tjerë.

“Mbulimi i njëkohshëm i disa prej funksioneve brenda MM-së ndërmjet MM-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së. Në sektorë të caktuar ka mbingarkesë, ndërsa të tjerë nuk janë të plotësuar. Një pjesë e MM-së ka staf që i tejkalon nevojat për të kryer obligimet dhe është rezultat i ekspansionit të punësimit viteve të fundit për çka edhe s’ka pas nevojë të veçantë”, thuhet në pasqyrë.

Sipas analizës, “numri i stafit (në ministri) do të reduktohet nga mbi 1000 në 650-700 punonjës”. Paralajmërimet janë se gjendja e re numerike, me largim të natyrshëm për shkak të moshës dhe transferim në institucione të tjera, si agjencia e re, do të arrihet në dy vitet e ardhshme.

“Numri i këshilltarëve shtetërorë do të reduktohet nga 16 në 6. personat të cilët do të plotësojnë këto pozicione dhe do të marrin rol koordinues për një grup sektorësh dhe të njësive në MM dhe do të sigurojë menaxhimin e nivelit të mesëm, e cila në këtë moment mungon”.

Për të realizuar reduktimin e stafit pa dhimbje, Ministria po përgatit ndryshime të ligjeve për mbrojtjes dhe për ARM, ndërsa është e mundur të ndryshohen edhe ligje dhe akte tjera nënligjore.

“Me studime të mëtejshme do të merret parasysh fushëveprimi i punës dhe mbijetesa e 34 njësive rajonale të MM-së dhe mundësitë për hequr dorë nga veprimtaritë jo-thelbësore që aktualisht i kryen mbrojtje (shërbime hotelerike dhe akomodim, mirëmbajtje dhe higjienë të  infrastrukturës si pjesë e aktiviteteve logjistike dhe mbrojtjen e disa prej objekteve ushtarake) … Do t’i shqyrtojmë mundësitë heqjen e plotë të aktiviteteve jo-thelbësore, duke përfshirë edhe sigurimin fizike”, është theksuar në Pasqyrën strategjike mbrojtëse.

Qëllimi është për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur funksionalitetin e Ministrisë, e njëkohësisht për të gjetur zgjidhje për punësimin e ushtarëve të cilët do të arrijë moshën ligjore dhe për të vazhduar kontratat.

Ata, së bashku me funksionet e Sektorit të tanishëm për shërbime dhe turizmin, flotën transportuese dhe mirëmbajtje, do t’i merr një agjenci e re shtetërore që do të ofrojë shërbime për ushtrinë. Këtë agjenci e paralajmëroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke iu përgjigjur iniciativës që sigurimin e objekteve ushtarake ta marrin përsipër agjencitë e sigurimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button