Shqipëri, partitë opozitare protestë antiqeveritare

Në Shqipëri është mbajtur protesta radhës e partive opozitare, të cilat kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa ndryshe nga protestat e tjera nuk është përfshirë nga aktet e dhunës dhe përplasjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit opozitarë u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë me pankarta me mbishkrimin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe “Nuk ka zgjedhje pa opozitën”.

Protesta u organizua nga Partia Demokratike (PD) dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), me kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa partitë opozitare kanë bojkotuar edhe zgjedhjet vendore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në protestë tha se “Nuk ka paqe pa drejtësi dhe nuk ka zgjedhje pa drejtësi”.

“Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytetet më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë”, u shpreh Basha.

Pas fjalës së Bashës, protesta u zhvendos para selisë së sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa nuk është shoqëruar me tensione.

Ndërkohë qindra forca policore u angazhuan pranë selisë Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera për të shmangur incidentet gjatë protestës.

Partitë opozitare që pas dorëzimit të mandatave parlamentare në muajin shkurt kanë organizuar disa protesta, ndërsa nuk janë përfshirë edhe në procesin për zgjedhjet vendore.

Pas këtyre zhvillimeve, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zyrtarizoi më 10 qershor vendimin për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet vendore, por pa dekretuar datë të re.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Edi Rama, kundërshton idenë për qeveri tranzitore dhe vendimin për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa partia në pushtet, Partia Socialiste vazhdon fushatën për zgjedhjet vendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button