Protestuesit në Gjeorgji kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Protestuesit anti-rus në Gjeorgji po kërkojnë dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, teksa po përgatiten për ditën e tretë të protestave në kryeqytetin, Tbilisi. Protestuesit kanë dhënë se protesta e sotme do të jetë paqësore, pasi dy ditë më parë ata ishin përleshur me policinë, ku u lënduandhe u arrestuandhe u arrestuan qindra persona, transmeton REL.

Disa qindra protestues kanë qëndruar pranë ndërtesës së Parlamentit pasi kryetari i Parlamentit, Irakli Kobakhidze dha dorëheqje më 21 qershor. Dorëheqja e tij ishte një nga kërkesat e protestuesve.

Por, figurat opozitare thonë se do të protestojë edhe sot për të kërkuar që edhe kërkesat e tjera të tyre të përmbushen, përfshirë këtu edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe lirimin e protestuesve të arrestuar në natën e parë të protestave. Protestuesit, po ashtu po kërkojnë ndëshkimin e forcave të rendit që përdorën dhunë ndaj protestuesve si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Protestuesit në Tbilisi, fillimisht u mblodhën më 20 qershor për të shprehur zemërimin e tyre, pasi zëvendëskryetari i Dumës ruse, Sergei Gavrilo, ishte ulur në ulësen e kryeparlamentarit gjeorgjian dhe nga aty u ishte adresuar një këshilli të ligjvënësve, nga shtetet e krishtera ortodokse.

Tensionet ndërmjet Gjeorgjisë me Rusinë mbeten të larta edhe 11 vjet pasi të dyja vendet luftuan për rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button