Aksidenti në qarkoren e Shkupit, ka ndërruar jetë shoferi dhe njëri nga policët e lënduar

Bilanci i të vdekurve nga aksidenti në qarkoren e Shkupit ka shkuar në dy. Sipas informacioneve të fundit pas lëndimeve të mara nga aksidenti ka ndërruar jetë edhe  polici shqiptar Safet Bajrami, i cili sa po kishte marrë vendimin e punës, transmeton Alsat M.

Ndryshe, dje pasdite në qarkoren e Shkupit rrugës për në Kosovë ka ndodhur një aksident tragjik ku  në vendngjarje jetën  ka humbur shoferi i makinës së përfshirë nga flakët pas aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndalojë një veturë të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me veturën e policisë së markës Skoda Yeti.

Vetura BMW është përfshirë nga flakët, ku edhe si pasojë në vendngjarje ka humbur jetën  shoferi, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit ishin transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”,  ku pas disa orëve edhe ndërroi jetë polici Safet Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button