Infermieret deri më 30 qershor të paraqiten në punë në shërbimet e patronazhit

Infermieret me shkollë të mesme, të lartë ose fakultet në zgjatje prej tre viteve prej sot deri më 30 qershor mund të paraqiten në thirrjen publike të Ministrisë së Shëndetësisë për punë në shërbimet e patronazhit. Prej Ministrisë thonë se sot e publikojmë shpalljen të cilën duan të shohin se sa do të jetë interesi për punë në shërbimet e patronazhit, të cilat do të organizohen sipas shembullit tre shërbime moblie të patronazhit, të cilët tanimë funksionojnë në Koçan dhe Veles, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Pasi që të paraqiten në thirrje do të kalojnë në trajnim në kuadër të projektit që e punojmë me UNICEF, dhe nga vjeshta do të fillojnë të funksionojnë. Ideja është që të përforcohen shërbimet e patronazhit dhe të jepen shërbime shëndetësore në kushte shtëpie para se gjithash në mjediset rurale dhe për personat me rrezik social, por edhe gjithkund ku nuk do të ketë asnjë shërbim shëndetësor. Duam të mundësojmë shërbime jo vetëm për nënat menjëherë pas lindjes, por edhe më tej nëse u është e nevojshme, por edhe qytetarëve të tjerë të cilët kanë nevojë nga vizita shtëpiake dhe kujdesi”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Shoqata e Infermiereve, Teknikëve dhe Akusherëve, thonë se edhe ata do të përfshihen në këto trajnime, dhe vlerësojnë se ajo është ide e e mirë që të sigurohet mbrojtje shëndetësore në ato pjesë të vendit ku ajo është e pamjaftueshme ose nuk është fare.

“Puna në kohëzgjatje prej gjashtë muaj do të zbatohet në institucionet shëndetësore publike – shtëpitë shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme me veprimtari të zgjeruar që kryejnë veprimtari primare për mbrojtje shëndetësore dhe në njësitë që kryhet veprimtaria”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button