Sistemi imunitar te femrat është i ndryshëm nga ai i meshkujve

Hulumtimet kanë treguar se femrat reagojnë më mirë ndaj imunoterapisë së disa kancereve të caktuara, në krahasim me meshkujt, njofton Panacea.

Rezultatet e një studimi të ri kanë treguar se femrat kanë sistem imunitar të ndryshëm nga meshkujt dhe mund të reagojnë ndryshe ndaj proceseve të ndryshme imune.

Kështu, femrat kanë tetë herë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet autoimune siç është skleroza multiple, llupusi dhe artriti reumatoid, por kanë edhe një rrezik më të ulët ndaj zhvillimit të disa kancereve si, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i veshkave, melanoma dhe kanceri i mushkërive.

Hulumtimet kanë treguar se femrat reagojnë më mirë ndaj imunoterapisë së disa kancereve të caktuara, në krahasim me meshkujt.

Sipas mendimit të profesionistëve, ky studim mund të hapë rrugën për mirëkuptimin më të thellë të llojeve të caktuara të kancerit dhe çrregullimeve autoimune. Gjithashtu zbulon se imunoterapia mund t’u përshtatet si meshkujve, ashtu edhe femrave. 

Të kuptuarit më mirë të mekanizmit dhe pjesëve të caktuara të sistemit imunitar, mund të çojë në avancimin e terapisë për sëmundje të shumta.

Në të njëjtën kohë, nuk duhet harruar fakti se stili modern i jetesës është faktor që mund të ndikojë në sistemin imunitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button