Nikolloski spinon që VMRO-DPMNE me të vërtetë kërkon dhe dëshiron datë për negociata me BE-në

Pretendimi i VMRO-DPMNE-së se kërkon datë për negociata (dhe për këtë është opozitë e mirë dhe e kulturuar) është spin, sepse në të njëjtën kohë ata prej të cilëve kërkohet data, binden nga kjo parti që vendi nuk e meriton datën pikërisht për shkak të Qeverisë së saj.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski mbajti qëndrim të cilin e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin:

Spin: Kishte (nga LSDM si opozitë) edhe spiunime nga çdo anë, jo për qeverinë por për vendin…

Për dallim nga qëndrimet e tyre, ja t’i shohim ditët e fundit. Kryetari i partisë Mickoski ka qenë në Berlin, në një konferencë kryesisht të lartë dhe të rëndësishme të organizuara nga Fondacioni Konard Adenauer, të cilën e hapi kryetjaraj e CDU-së dhe në të cilën merrte pjese gjysma e qeverisë gjermane dhe president të kompanive më të mëdha dhe më të fuqishme gjermane, aty ishte prezent edhe profesor Trajko Sllavevski, dhe unë, Timço Mucunski dhe Vllatko Gjorçev ishin në Bruksel, ju patë se kishim takime të shumta. 

Në të gjithë ato takime ne kemi folur se Maqedonia duhet të fillojë negociatat me Unionin Evropian, sepse është e mirë për qytetarët dhe nuk është e drejtë të dënojmë qytetarët maqedonas për paaftësitë e Zaevit. Do të thotë argumenti jonë kyç është se nuk është në rregull qytetarët maqedonas të dënohet sepse kanë një Qeveri të paaftë. 

Për fat të keq argumentin që e morëm nga ana tjetër, ato qytetarë kanë zgjedhur këtë Qeveri dhe ajo duhet ta jetë efikase, por kjo Qeveri është…

[Burimi: 21TV -Intervistë  me A. Nikolloski (rreth minutës 22 ) – data 06.06.2019]

Kundërspin: Aleksandar Nikolloski tenton që me këto qëndrime të lë përshtypje në opinion se ai dhe bashkëpartiakët e tij janë politikanë opozitarë shumë të matur (për dallim nga LSDM kur ka qenë në opozitë dhe ka dërguar letra te partnerët evropiane dhe ka spiunuar me arsyetimin për ndonjë krizë!?) dhe se shkojnë nëpër qendra të fuqive politike në BE dhe bindin që shteti të merr datë për negociata pa marr parasysh paaftësinë e Zaev!? Sipas tyre, qytetarët maqedonas, të cilëve ato do t`ju ndihmojnë kur të vijnë në Qeveri pasi që kanë përgatitur ekipe ekspertësh, të cilët Qeveria nuk i ka shfrytëzuar, siç thuhet më herët në intervistë.

Opinioni nuk mund të dijë saktë se si i janë përgjigjur bashkëbiseduesit në ato takime (përveç Johanes Han në Bruksel, qëndrimet e të cilit janë të njohura publikisht dhe të përfshira në raportin për progres të Maqedonisë). Por, prej komunikatave dhe deklaratave të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, si dhe të kësaj deklarate të Nikolloski, është e qartë se të huajve ju kanë folur për reformat e pakryera në vend, për nivelin e krimit dhe korrupsionit dhe për mos sundimit i të drejtës në vend.

Nëse qëndrime të tilla mbahen para të huajve, të cilët janë persona që marrin vendime, qoftë në politikë dhe biznes, me çka atëherë VMRO-DPMNE dëshmon se me të vërtetë kërkon datë negociatash? E vërteta është e tjetër? Pretendimet se si opozitë duhet të kërkojë datë negociatash, nuk do të thotë se me të vërtetën dëshirojnë që shteti të merr të njëjtë, nëse në të njëjtën kohe në ato takime, atyre personave që marrin vendime ju thuhet se nuk ka argumente përse të ketë datë. Prej këtu, bëhet fjalë për të vërtetë të shtrembëruara, gjegjësisht spin, se VMRO-DPMNE si opozitë kërkon datë për negociata me BE-në në takime me persona të rëndësishme të vendeve anëtare të BE-së ose në institucionet e KE-së:

Ky qëndrim i shtrembëruara është shumë i ngjashëm me qëndrimin kameleon të VMRO-DPMNE-së për referendumin rreth Marrëveshjes së Prespës, kur pas aq shumë pritjesh dhe deklaratave të ndryshme, ditën e fundit komunikuan që secili të votojë sipas bindjeve të veta, ndërsa në terren, sipas shumë burimeve, kanë punuar për bojkot së bashku me grupin ose lëvizjen Bojkotojë.

 

Problem kanë qenë reformat ose paketa me Shqipërinë?

Pjesa e dytë e këtij kundërspini është e drejtuar kah kundërshtitë e vet deklaratave të Nikolloskit, të cilat janë shumë të ngjashme me qëndrimet e partisë të thëna përmes deklaratave të Miskoskit ose komunikatave dhe konferencave për shtyp nga qendra për komunikim.

Më saktë, retorika kryesore se data varet ose sipas parashikimeve të Nikolloskit nuk do ta marrin, për shkak të tre arsyeve. (Shih në fillim të bisedës pas minutës së 3-të). E para, mos realizimi i reformave, e dyta jo vetëm se nuk ka pasur reforma por është shkuar edhe mbrapa dhe kjo është shënuar edhe në raportin e fundit të KE-së (ekonomia, korrupsioni dhe sundimi i të drejtës), dhe e treta, sipas tij më e rëndësishmja, thelbësorja, gabimi i madh i diplomacisë maqedonase, Maqedonia të hyjë në të njëjtin grup me Shqipërinë.

Me vet dhënien e arsyes së tretë, të klasifikuar nga ana e Nikolloskit si “arsye më e rëndësishme dhe themelore”, bie spini “Zaevi i paaftë” dhe për “reforma të parealizuara”, parë nga aspekti i parakushteve të nevojshme për marrjen e datës për negociata. Për këto parakushte të nevojshme u deklarua edhe Komisioni Evropiane, me çka kur bëhet fjalë për politikën e zgjerimit të BE-së , është institucion themelor. Ky institucion themelor kërkoi nga BE – negociata me Maqedoninë e Veriut të menjëhershme dhe pa prolongim.

Fundja, është e mjaftueshme që të shihen raportet kredibile të cilat arrijnë deri në Bruksel, që të shihet ku qëndron dilema e vërtetë për datën, dhe ajo nuk është te reformat.

Për shkak të argumenteve të paraqitura të Nikollskit se ato si opozitë (për dallim nga LSDM si opozitë) çdo kund kërkojnë datë për negociata, qëndrimin e tij e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruara, gjegjësisht spin. Kërkesa e datës nuk është kërkesë nëse në të njëjtën kohe para atyre që ju kërkohet, ju thuhet se shteti për shkak të Qeverisë nuk e meriton datën, por qytetarët nuk duhet të jenë viktimë.

Burimi: Vërtetmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button