Qeveria hap zona të reja investuese

Në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja, Qeveria në seancën e djeshme mmori vendim që të formojë zonë të re teknologjike-industriale në Strumicë, e locuar në komunën e kadastrit Svidovicë, në sipërfaqe prej 24.800 metrave katrorë, njoftoi zëdhënësi Aleksandar Gjorgjiev.
Ai më pas shtoi se zona do të pajiset me sisteme energjetike, telekomunikuese, ujësjellëse dhe në të do të locohet godina administrative dhe terminali doganor.

“Zona do të jetë me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik lokal të rajonit të Strumicës. Në periudhën e ardhshme pas kompletimit të të gjitha supozimeve procesore do të fillohet me punët ndërtimore për ndërtimin e zonës në kuartalin e parë të vitit 2013, tha Gjorgjiev.

Qeveria në pajtim me planin aksional, siç potencon, në mënyrë aktive është duke zbatuar procedura për hapjen e zonave teknologjike-industriale në Kërçovë, Tetovë, prilep, Gjevgjeli, Rankovc, Strugë dhe Radovish. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button