Kërkesa e tifozëve: Stadiumi i ri kombëtar të emërtohet “Dardania Arena”

Tifo-grupi “Dardanët” kanë përmes një peticioni drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës, kërkojnë që stadiumi i ri kombëtar, projekti i të cilit u prezantua në maket javën e shkuar, të emërtohet “Dardania Arena”, shkruan Super Sport.

Në një postim në Facebook, “Dardanët” kanë treguar se i kanë shkruar letër ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe kryeministrit të Kosovës me kërkesën për këtë emër.

Në letër tregohet se iniciativa është përkrahur nga më shumë se 500 tifozë.

“Gjatë javës, në të gjitha qytetet e Kosovës së bashku me kordinatorët tanë dhe anëtarët e tifo grupit kemi nënshkruar një peticion që stadiumi kombëtar që u prezantua javën e kaluar të emërtohet ‘Dardania Arena’. Shpresojmë, që kërkesa jonë të miratohet”, – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button