Rikonstruimi i Qeverisë, Zaev: Emrat e ministrave të dielën do të dorëzohen në Kuvend

Kryeministri Zoran Zaev të dielën pritet që të dorëzojë listën me emrat e ministrave të rinj në Kuvend. I pari i ekzekutivit sot nuk zbuloi asnjë emër nga kuadrot e ri, por thotë se ditën kur do të dorëzohet lista do të publikohen edhe emrat, njofton Alsat M.

“Vendimet tanimë janë marrë. Të dielën pas ditë unë do i dorëzojë në Parlament materialet për të gjithë ndryshmet që do të ndodhin në Qeverinë e RMV dhe atëherë do t’i jap të gjitha detajet në lidhje me emrat sepse e kemi princip që pasi të kompletohet ndryshimi atëherë edhe të bëhen publike”, tha Zaev.

Alsat mëson se Hisni Ismajli do ta zëvendësoje Asaf Ademin në Ministrinë e Kulturës. Nga BDI konfirmojnë se Naser Nuredini do të drejtojë ekologjinë, ndërsa Sadulla Duraku do të kalojë në Ministrinë për sistem politik. Pushteti Lokal mbetet në lojë edhe si propozim që t’i jepet Partisë Liberal Demokrate, ndërsa Ministria pa resor për përmirësimin e klimës për bizneset e brendshme pritet t’i kalojë njërës nga partitë rome. Nga radhët e LSDM-së, ministër i ri pritet në Bujqësi, ndërsa mësohet edhe për ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski dhe një ministri pa resor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button