Qeveria ende nuk ka financa për shkollën fillore në Reçicë të Vogël që është premtuar dhjetë vite rresht

Edhe pse vitin e kaluar kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha se ndërtimet për shkollën në Reçicë të vogël do të fillojnë në vitin 2019, ende asgjë nuk ka në shesh. Nga ana tjetër edhe ministri i arsimit, Arbër Ademi, nuk ka asgjë të re për të thënë për këtë çështje, por të njëjtat fjalë që i kanë përsëritur të gjithë, dhjetë vite rresht, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen e Portalb.mk, ministri i arsimit, Arbër Ademi nuk na tha diçka të re për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Tetovës, por të njëjtat fjalë se po kërkohen financa.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale. Kemi biseduar në më tepër raste për të gjetur modalitetin e financimit. Shkolla në Reçicë të Vogël duhet të bëhet, patjetër të bëhet sepse është domosdoshmëri. Atë projekt e kemi destinuar me komisionin qeveritar i cili do të duhet të bëjë financimet e shkollave nga mjetet të cilat grumbullohen nga kompania TAV. Presim që komisioni të del me projekte konkrete, dhe nëse ata nuk e bëjnë, ne si ministri nuk do të rijmë duarkryq”, tha Ademi.

Kandidatja për kryetare të Komunës së Tetovës nga radhët Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në Platformën e saj zgjedhore “Bashkë ndërtojmë” ( Faqe 101) premtoi ndërtimin e një shkolle fillore në Reçicë. Deri tani (21.06.2019) ky premtim është i parealizuar.

Edhe pse ky projekt kishte si afat për të përfunduar vitin 2017, Arifi edhe njëherë në vitin 2018 premtoi se ndërtimet do të fillojnë në vitin 2019. Dhe prapë asgjë nuk është bërë deri sot.

Nxënësit e fshatit Reçicë e Vogël, e kanë problem largësinë që kanë për të arritur deri në shkollën fillore “Naim Frashëri”.

Arbër Ademi ishte sot pjesëmarrës në debatin publik lidhur me draft-ligjin e arsimit fillor dhe draft-ligjin e mësimdhënësve dhe punëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button