Krerët evropianë do të takohen përsëri më 30 qershor për të emëruar krerët e rinj të institucioneve të Bashkimit Evropian

Krerët evropianë do të takohen përsëri më 30 qershor për të emëruar krerët e rinj të institucioneve të Bashkimit Evropian (BE).

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk mbajti një konferencë për media pas samitit të liderëve në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Tusk shpjegoi se udhëheqësit nuk kishin rënë dakord me emra të rinj për krerët e institucioneve të BE-së.

“Asnjëri nuk e fitoi mbështetjen e shumicës”, tha Tusk, duke shtuar se samiti i ri do të mbahet më 30 qershor.

Dallimet në mendimet lidhur me emërimin e udhëheqësve të KE-së ekzistojnë, në veçanti midis Gjermanisë dhe Francës.

Gjermania vazhdon të mbështesë procesin “Spitzenkandidate”, por gjithashtu thekson nevojën për një zgjidhje të përbashkët.

Nga ana tjetër, Parisi nuk është i kënaqur nga Manfred Weber, kandidati i kristian-demokratëve, të cilin e mbështet Gjermania, për kreun e KE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button