Ka fituar thuajse gjithçka në karrierë, legjenda e Spanjës tërhiqet nga futbolli

Fernando Torres vendos të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi 35-vjeçar spanjoll, që nga vera e vitit të kaluar është pjesë e skuadrës japoneze, Sagan Tosu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi që ka ardhur momenti të tërhiqet nga futbolli.

“Duhet t’ju them diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh plot emocione, ka ardhur momenti për t’u dhënë fund karrierës sime si futbollist. Të dielën e ardhshme do të shpjegoj gjithçka të gjitha detajet në një konferencë për shtyp, në Tokyo.”

Torres ka veshur fanellat e disa skuadrave shumë të rëndësishme në Europë, duke fituar gjithçka në karrierën e tij. Spikati fillimisht në radhët e Atleticos së Madridit, por vetëm në eksperiencën e dytë me “Los Colchoneros” shkoi në finale të Championsit (2016) dhe fitoi Europa League-n (2018).

Në vitet 2007-2011 luajti me Liverpoolin, për t’u transferuar më pas te blutë e Londrës. Të Chelsea fitoi Championsin (2012), Europa League-n (2013) dhe FA Cup (2012). Pasi e mbylli me skuadrën londineze, provoi, pa shumë sukses, një eksperiencë me Milanin në Serinë A.

Fernando Torres i përket atij brezi të artë të përfaqësueses së Spanjës, që triumfoi në 2 Europianë (2008 dhe 2012) dhe një Botëror (2010).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button