DASH kërkon nga Maqedonia e Veriut t’i dënojë më ashpër trafikuesit e qenieve njerëzore

Vërejtje të mëdha për autoritetet e Maqedonisë së Veriut në aspektin e luftës kundër tregtisë me njerëz, ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) të SHBA-së, në raportin më të ri për gjundjen me tregtinë me njerëz në botë për vitin 2019-të, njofton Portalb.mk.

Raporti fillon me vërejtjen se pushteti nuk i plotëson kushtet minimale për shkatërrimin e tregtisë me njerëz, por edhe se ka bërë përpjekje të ndjeshme për të arritur atë.

“Pushteti ka demonstruar përpjekje të përforcuara në aspektin e përgjithshëm, në krahasim me periudhën paraprake, megjitahtë Maqedonia e Veriut mbetet në nivelin e dytë. Këto përpjekje janë hulumtim, përndjekje gjyqësore dhe aktgjykime për një numër të madh të tregtarëve dhe identifikim i një numrit të madh të viktimave potenciale. Pushteti i ka rritur resurset për mbrojtje të viktimave dhe e ka ndryshuar Kodin penal që të vendos mbrojtje nga dënimi i viktimave. Megjithatë, nuk i plotëson standardet minimale në disa fusha kyçe. Gjykatësit vazhdojnë të shqiptojnë dënime të ulëta, që janë nën dënimet minimale të parashikuara për tregtim me njerëz. Edhe pse ishte hulumtuar një polic për pjesëmarrje në krim, korrupsion dhe pjesëmarrje zyrtare në tregtim me njerëz, mbeten arsyet për shqetësim serioz, ndërkaq pushteti nuk ka përndjekur asnjë person zyrtar në vitet e fundit”, thuhet në raport.

Si vërejtje është theksuar ajo se është viti i katërt me radhë që nuk jepen grante për organizatat joqeveritare që luftojnë kundër tregtimit me njerëz, edhe pse shumica e atyre organizatave varen nga mbështetja e tillë.

Stejt Departamenti porosit që të bëhen hetime, të ngritën akuza dhe të ketë aktgjykimi për tregtarët me njerëz, përfshirë edhe personat zyrtar, por të merren edhe masa tjera konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button