fbpx

Borisov: Maqedonasit ende duhet të piqen për datë për bisedime me BE-në

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov mbrëmë në Bruksel ka deklaruar se maqedonsit ende duhet që të piqen që të fitojnë datë për bisedimet për hyrje në BE, njoftoi agjencia e lajmeve bullgare “BGNES”, njofton Portalb.mk.

“Ata duhet ende shumë punë të rregullojnë. Mos më keqkuptoni, por derisa ende është kontestuese nëse Goce Dellçev është bullgar ose maqedonas – kjo temë e imët për disa heronj që në fakt kanë qenë për Bullgarinë dhe Maqedoninë, për vendlindjen, dhe këngët tona më të bukura janë të lidhura me to. Dhe vazhdimisht opozita më pyet se çfarë bën Komisioni. Le të piqen”, porositi Borisov.

Ai më pas e sqaroi qëndrimin e tij për ”armiqësi” nga vendi dhe pritjet e tij për kompromis.

“Nuk mundem atë ta lejoj – Bullgaria ka bërë gjithçka dhe ata u ngjitën në qiell. Tani ata duhet të bëjnë kompromis në Komision dhe në retorikën anti-bullgare”, tha Borisov, duke menduar në komisionin e përbashkët maqedonas-bullgar për çështjet historike dhe librat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button