“Almiri”, Gjykata e Kumanovës e dënoi Boban Iliqin sikur herën e parë

Gjykata Themelore e Kumanovës përsëri e ka dënuar me 6 vjet burg të akzurin Boban Iliq, i cili e ka shtypur e makinë vogëlushin Almir Aliu, edhe pse Gjykata e Apelit e riktheu lëndën për gjykim nga e para, njofton Portalb.mk.

Iliqit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Gjithashtu si herën e kaluar është dënuar edhe babai i Almirit, Sedat Aliu.

“Kjo është përsëri vrasje për neve. Por ne e kemi pritur këtë se e dimë se si veprojnë maqedonasit me shqiptarët. Gjykata e Kumanovës nuk ka asnjë interes për shqiptarët që jetojnë në Kumanovë. Jemi të anashkaluar totalisht. Tash presim prej Gjykatës së Apelit në Shkup. Do të vazhdojmë. Do të bëjmë ankesa edhe në Gjykatat evropiane. Janë të informuara edhe ambasadat. Këtë sot e kemi pritur, e kemi ditur se do të jepet vendim i tillë përsëri”, tha babai i Almirit, pas vendimit.

Rasti, Almir Aliu, Boban Iliq
Foto nga seanca gjyqësore
Asmir Alispahiç
Asmir Alispahiç
Seanca gjyqësore për rastin Almir Aliut
Seanca gjyqësore për rastin Almir Aliut

Ndryshe, muajin e kaluar, Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë kërkesën e familjes së Almirit për delegim të lëndës nga Gjykata Themelore e Kumanovës në Gjykatën Themelore të Shkupit. Sipas arsyetimit të Apelit, një delegim të tillë nuk e mundëson Ligji mbi Procedurën Penale për arsye se pala mbrojtëse dhe pala akuzuar nuk kanë të drejtë të kërkojnë delegim. Arsyetimi i njëjtë është dhënë edhe në mendimin e Prokurorisë së Lartë.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirindhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njejti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button