Padi për të punësuarit në Ministrinë e Ekonominë, kanë keqpërdorur vulën për regjistrimin e dy veturave

Kundër katër personave nga Shkupi është dorëzuar padi penale, për veprën penale “Kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme në shërbim”, si të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

“NK KR Dellçevë ka dorëzuar padi penale kundër T.M. (54), T.I. (51), P.N. (39) dhe O.A. (37), të gjithë nga Shkupi, të gjithë të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë. Byroja për Meteorologji, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshëm”. Të paraqiturit, si të punësuarit në Byronë për Meteorologji, kanë dhënë vërtetime për hapjen e procedurës për identifikimin e dy automjeteve motorike, të cilët nuk i plotësojnë kushtet ligjore për legalizim, me çka kanë mundësuar që pronarët e veturave të përfitojnë të drejtë për regjistrim”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button