Ambasadori Gerberih në Parlament: Vendimi për datën u shty për në tetor sepse ende s’ka vendim në Bundestag

Ambasadori gjerman në Shkup Thomas Gerberih tha se më nuk është çështja nëse BE-ja do të nisë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, por kur  do të ndodhë kjo dhe se vendim për datën nuk ka, sepse ende s’ka vendim të Bundestagut gjerman, në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për integrim evropian në Parlament. Më 18 qershor, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord, në takimin në Luksemburg, që sërish t’i kthehen hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut në tetor. Më 13 qershor, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Zoran Zaev tha se këtë vit do të fillojnë negociatat me BE-në, pasi Merkel tha Bundestagun që do të marrin vendim në shtator për të miratuar fillimin e negociatave, transmeton SDK.

Këshilli kombëtar për integrime evropiane sot diskutoi për pikëpamjet e Berlinit dhe Parisit mbi vizionin afatgjatë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Pavarësisht nga sukseset politike dhe faktit që ligje të rëndësishme u votuan në Parlament me vota të opozitës, tani fillon rruga e mundimshme me hapjen e kapitujve. Askush nuk guxon të lihet në procesin e integrimit, që do të thotë se procesi i reformës tani duhet të thellohet ashtu që çdo qytetar të mund të sheh rezultate. Të gjitha pjesët e shoqërisë, religjionet, grupet etnike duhet të bashkëpunojnë për të kapërcyer ndasitë ekzistuese në shoqëri. Qeveria duhet të përqendrohet tërësisht në procesin reformues që duhet të ofrojë mundësi dhe kushte më të mira për jetese për të gjithë”, tha Gerberih.

Ambasadori francez Kristijan Timonie thotë se për shkak të debateve politike apo marketingut politik shpesh përqendrohemi në çështje të datave që mund të mos kenë rëndësi aq thelbësore. Siç tha ai, me rëndësi thelbësore është puna e realizuar, e këtu ekziston shqetësimi më i madh.

“Muajt ​​e ardhshëm deri në vjeshtë mund të shërbejnë si nxitje për të siguruar dëshmi të mëtejshme për kapacitetin tuaj për reforma dhe hapjen e dobishme të negociatave. Nuk mund të pranoj kur më thonë se negociatat mund të hapen e pastaj të zgjasin siç është rasti me vendet e tjera. Jemi të bindur se vendi juaj është në BE dhe më shumë po insistojmë për një pikënisje mirë të organizuar dhe nisjen e negociatave sesa hapja e negociatave që janë të nevojshme për shkak të marketingut ndoshta politik, por duam të japim sinjale pozitive për shoqërinë. Ne kemi nevojë për këto sinjale nga ju. Është e qartë se ju u nevojiten këto sinjale, por edhe te publiku jonë nevojiten sinjale për të dëshmuar se shoqëria politike këtu po ndryshon realisht dhe se Ballkani Perëndimor s’do të sjellë me vete vështirësi plotësuese në një sistem që tashmë ka shumë shqetësime” tha Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button