Mesazhet private në Facebook po bëhen publike?!

Shumë përdorues të Facebook-ut nga mbarë bota janë të brengosur në lidhje me mesazhet private për të cilat ata pohojnë se i kanë parë të shfaqen në profilin e tyre publik. Rrjeti social Facebook, nga ana tjetër, i ka demantuar këto pohime, duke thënë se këto mesazhe në fakt janë vetëm disa postime të vjetra në mur.

Një sërë reagimesh kanë ardhur edhe nga Franca – duke përfshirë ato nga Metro France dhe Le Nouvel Observateur, të cilët thonë se disa mesazhe private të cilat ua kanë dërguar miqve si mesazh privat, janë paraqitur në murin e Facebook-ut.

Nga Facebook thonë se, në qoftë se mund ta bësh “like” apo ta komentosh një postim të tillë, atëherë nuk bëhet fjalë për mesazh privat. Por, përdoruesit nuk kishin mundësi t’i komentojnë postimet e tilla, me çka nga Facebook thonë se mund të bëhet fjalë për ndonjë konfuzion mes postimeve të vjetra dhe mesazheve private. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button