Gazetarët në Tetovë: Askush nuk merret me të drejtat dhe problemet e gazetarëve

Askush nuk merret me gazetarët dhe të drejtat atyre. Ata paguhen pak dhe shpenzimet i kanë të mëdha, nuk kanë siguri dhe shpesh ndjehen në rrezik gjatë procesit të punës, u tha sot në debatin “Gazetaria jashët Shkupit – gjendja dhe sfidat” organizuar nga Platforma për gazetari investigative dhe analizë, PINA, që u mbajt në Tetovë në hapësirat e qendrës LOJA, transmeton Portalb.mk.

Në Maqedoninë e Veriut është diskutuar shpesh dhe vazhdon të jetë temë debati liria e fjalës së gazetarëve, të drejtat e tyre dhe sa ata mund të kryejnë lirshëm profesionin e tyre. Sipas gazetarëve prezent në debatin e sotëm, ata përveç problemeve të lartpërmendura nuk paguhen mjaftueshëm dhe janë të stërngarkuar me punë.

“Kemi ngelur shumë pak gazetarë në Tetovë në krahasim me të kaluarën, mund të ua numëroj sa kemi ngelur. Kjo na vështirëson punën sepse i gjithë angazhimi bie mbi një person”, tha Zoran Andonov nga Sdk.

Nga ana tjetër Aleksandar Samarxhiev nga MIA thotë se është shumë e vështirë që vetëm një gazetar të mbulojë ngjarjet ditore në Tetovë. Numri i paktë i gazetarëve, sipas tij, vjen si rezultat i kostove që ka ky profesion por edhe kushteve jo të mira të punës.

“Kur ka më shumë se sa një ngjarje brenda ditës është shumë e vështirë që një gazetar i vetëm t’i mbulojë të gjitha vetë, plus pastaj që ka kosto”, tha Samarxhiev.

Bashkim Sulejmani nga Alsat tha se vetë fakti se në debat nuk ka prezent redaktorë dhe njerëz të tjerë vendimmarrës të mediave tregon se diskutimet e tilla përfundojnë gjithmonë në vesh të shurdhër.

“Duhet të ketë debate mes redaktorësh dhe njerëz të tjerë të mediave të cilët duhet të dëgjojnë problemet me të cilat ballafaqohemi ne, që bisedat e tilla të mos përfundojnë në vesh të shurdhër”, tha Sulejmani.

Pas debatit u shfaq edhe filmi dokumentar “Dafne ekzekutimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button