Dy ndërmarrje publike do t’i numërojnë automjetet që lëvizin nëpër rrugë

NP “Rrugët e Maqedonisë” përveç se e përcakton frekuencën e automjeteve në rrugët e Maqedonisë, disa vitet e kaluara, ajo prej sivjet vetë do të matë edhe numrin e automjeteve, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Numërimi manual i trafikut në 12 muajt e ardhshëm do të bëhet me numëratorë mobilë dhe për këtë është lidhur kontratë me Institutin për testimin e materialeve dhe zhvillimin e teknologjive të reja në Shkup. NP për rrugë shtetërore do të ndajë 1.77 milionë denarë për numërimin e automjeteve në rrugë, si dhe 7 milionë tjerë për mirëmbajtjen e shtëpizave të betonit për numërim në trafik, thuhet në kontratat e publikuara në sistemin elektronik për prokurime publike.

Përcaktimi i trafikut vjetor për mesataren në nivel ditor (TVMND) nëpër rrugë është një nga detyrimet kryesore të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Megjithatë, kjo kompani po përballet me vështirësi për të kryer këtë detyre. “Për shkak të vjetërsisë së sensorëve piezo dhe instalimeve të dëmtuara të matësve automatikë gjatë realizimit të punimeve ndërtimore në autostrada për rindërtimin e sipërfaqes së asfaltit, në disa drejtime kategorizimi i automjeteve në 6 kategori është bërë në përqindje në bazë të rezultateve të viteve të kaluara”, thuhet në Raportin e fundit TMVND për vitin 2017.

Matja e frekuencës së automjeteve është një tregues i rëndësishëm me të cilin përcaktohen prioritetet për investimet në infrastrukturën rrugore nga autoritetet shtetërore.

 

Gjithashtu, një nga pesë parametrat për përcaktimin e shumës së taksës rrugore në vend është frekuenca e automjeteve, vlera e të cilave merr pjesë në formimin e shumës sipas distancën e kaluar prej një kilometri. Aktualisht, shuma e kompensimit në bazë të kilometrave të kaluar në autostrada me makinë është 2.58 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button