Politika kontraverze e krerëve të politikës shqiptare Meta ndez zjarre – Rama hap varre

Që moti politika shqiptare vuan për një kritikë të mirëfilltë filozofike e kulturore. Shoqëria shqiptare lëngon thellësisht për këtë frymë të kritikes. Asnjëherë ajo s’ka qenë konstruktive, përveç rasteve të rralla e individuale, kurse ajo shtetërore ka munguar vazhdimisht, pasi e gjitha është kthyer nga interesat individualiste dhe fare pak nga interesat e përgjithshme kombëtare e shtetërore. Edhe pse politikë destruktive, ajo thirrej vazhdimisht në konsrtuktivitete banale. Gjithmonë dukej se është tendencioze, politikë e huaj, ogurzezë për popullin, e që vazhdon deri në ditët e sodit. Pikërisht për këto arsye nuk duhet të befasohemi pse rrjedhat e politikës sonë kombëtare nuk janë në normalitetin e duhur, asht siç funksionon te të gjithë popujt e botës së civilizuar e të përparuar. Ja disa shembuj: Askund në botë nuk ndodh që një pushtet te bëjë tentativa që të shes detin me pasuri marramendëse nëntokësore dhe ato ujore, që do iu duhet brezave të rinj gjeneratë pas gjenerate, të cilët do kishin mallkuar shitësit  dhe tradhtarët pushtetmbajtës, brez pas brezi. Kjo politikë ndodh vetëm në Shqipëri, qoftë kur vjen njëra parti në pushtet, qoftë kur vjen partia tjetër. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk udhëhiqet nga njerëzit e sovranit, por nga tradhtarët dhe kriminelët e kombit e të shtetit shqiptar. Po e njëjta gjë ndodh edhe me Kosovën, që nuk ndodh askund në botë, qeveria e së cilës ia shiti Çakorin dhe Kullën Malit të zi, edhe atë pa bërë asnjë shtypje Mali i zi. Ky është KRIMI DHE DËNIMI i popullit shqiptar.

Tani lindën pyetja pse ndodhën kjo?!

S’do mend, pasi faji kryesor do jetë mos kritika e mirëfilltë, transparente, reale dhe me bagazh të interesave kombëtare. Kjo tregon se burokracia demokratike e dy shteteve shqiptare ka njerëz që askush nuk mundet t’i anashkaloi t’i preke, apo t’i largoje nga skena politike, pasi ata me automatizëm prekin në rrethin familjar të njerëzve që merren me kritikë politike të mirëfilltë njerëzore e kombëtare. Kjo do të thotë se kritika e mirëfilltë i është nënshtruar shantazhit politik shtetëror e partiak. Pastaj, kritika e mirëfilltë sulmohet edhe nga kolegët e tyre gazetarë, të cilët janë të shitur në fondet e zeza të albanofobisë ballkanike. Pushteti nuk ka mundësi t’i pastroje punët me spiunët dhe tradhtarët kriminel, pasi edhe udhëheqësit shtetërorë janë zhytur thellë në kriminalitet dhe janë shumë të varur nga shtetet që kanë paguar për ardhjen e tyre në krye të këtyre vendeve udhëheqëse. Nuk munden sepse ata nuk kanë ardhur me verdiktin e popullit. Ata kanë ardhur me paratë e pista të forcave albanofobe dhe me vjedhje e hajdutëri votash. Ky është tmerri i politikës shqiptare në Ballkan.

Për gjithë atë që thamë më lartë, nëna e të gjitha këqijave është mungesa e kritikës së mirëfilltë në të gjitha fushat e jetës shqiptare, shpirtërore e materiale, veçmas në filozofinë pulitke të vendit. Kritika e mirëfilltë mungon, guximin e kanë terr jo për fajin e mungesës së dijes, por për fajin e ngufatjes së saj nga pushtetarët tanë dhe nga lufta e albanofobisë ballkanike që i ka shty hundët në çdo cep të jetës shqiptare. Udhëheqësit tanë nuk preferojnë filozofinë e Sokratit të vuajtur, por parapëlqejnë jetën të derrit të ngopur, filozofi që na e ka cekur herët Migjeni ynë i madh. Nga ana tjetër, albanofobia ballkanike ka urrejtje të kamotshme dhe me një sëmundje patologjike antishqiptare dhe bën çmos të gjejë kalemxhi me shpirt rezili, gjak të fëlliqët e tradhtarë të heshtur, vetëm e vetëm të pengohen zhvillimet tona kombëtare, si në fushën e politikës, kulturës, ekonomisë, arsimit, ushtrisë, teknologjisë, artit etj.

Për mos me u thelluar më shumë, kjo politikë e sëmurë në botën shqiptare, shoqërinë tonë e ka shndërruar në argat të saj, e cila dita më ditë e humb krenarinë identitare të ruajtur nëpër shekuj.  Shoqëria shqiptare gradualisht po zbehet rreth identitetit dhe krenarisë kombëtare, pikërisht nga politika e fëlliqur dhe e pashkolluar e liderëve dhe udhëheqësve të saj. Kjo shoqëri ka humbur shpresat që i kishte ëndërrime të jetës. Shpresa që nuk mundi asnjë sistem barbarë t’ua shembi nëpër dekada e mote. Këtë forcë morale dhe këtë filozofi jetësore e arritën ta thyejnë e ta zhbëjnë vetëm liderët e tij, të votuar nga dora e tij., pasi kjo politikë arriti  ta bëj popullin të varur dhe “idiot” të kësaj politike antikombëtare dhe antinjerëzore. Ka kohë që kritika e mirëfilltë i është nënshtruar dhe përkulur politikës ditore – barbare, plot frikë e mediokritet.

Po të kishim një politik modeste, humane, njerëzore dhe sadopak kombëtare, kritika e mirëfilltë nuk do pengohej e nuk do vëzhgohej armiqësisht. Ajo do kuptohej si forcë e veçantë e qytetërimit, e cila do ndihmonte në të gjitha fushat e jetës shqiptare, ashtu siç ka ndihmuar në zhvillimin e gjithanshëm te popujt e zhvilluar të botës. Me siguri se nuk do ta kishim këtë gjendje që e kemi sot. Do ishim ndryshe në të gjitha lëmenjtë e jetës dhe veçmas nuk do kishim një politikë kaq mediokre, siç jemi duke e parë nëpërmes bombave, si në Tiranë, Shkup, e gjetiu.  Këtë gjendje të rëndë gjatë dekadave të fundit i përjetuam shpirtërisht dhe fizikisht. Kjo është një dergjë e gjatë, e cila nuk jep shpresa për një shërim të shpejt. Kjo na ka bërë të jetojmë me maskime dhe vlera të rrejshme, pa forcë për të ndarë shapin nga sheqeri,  të mirën nga e keqja, atdhetarit i themi tradhtar, tradhtarit kombëtar, injorantit i aftë, të aftë mediokër. Kemi ngelur pa platformë të qartë politike, pa orientim të pastër kombëtar, pasi tradhtarët e kombit, përveç dëmeve të tjera që i sollën vazhdimisht shoqërisë shqiptare, kohët e fundit shkuan aq larg dhe  pa fije turpi e nxorën fjalën se duan të shpallin edhe “komb kosovar”. Pastaj, si mundet të arsyetohet ndryshe rasti me zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëri, kur Kryeministri Rama ka shpallur zgjedhjet për  në fund të qershorit 2019, nga ana tjetër del Presidenti i shtetit Meta me dekret për mosmbajtjen e zgjedhjeve.  Dy krerët e shtetit shqiptar pa qëndrime të harmonizuara dhe tejet kontraverze midis tyre. Çka do të thotë kjo?!… Kjo ka sjellë përplasje politike dhe përplasje fizike midis simpatizuesve të dy “kryelegenëve” të shtetit. Ta pyesim z. Rama: Me kënd e bënë garën e zgjedhore more dylber aga?! Vetëm me partinë tënde?!.. Nga ana tjetër ta pyesim z. Meta, me çfarë logjike sjellësh dekret për mosmajtje të zgjedhjeve lokale, kur dihet se zgjedhjet janë shpallur nga KQZ-ja e shtetit shqiptar. A je i vetëdijshëm se kjo mundet të sjelle “luftë“ qytetare! A nuk jeni i vetëdijshëm për krizën që i sillni vendit. Rama kuptohet se është kontraverz në politikë dhe në qëndrime, por ju z. Meta a duhet ta fikni zjarrin, apo duket ta fryni më shumë?! Me çfarë logjike veproni. Në krejt botën KQZ-të i organizojnë zgjedhjet, kurse ju z. Mita ndizni zjarre, kurse z. Rama hap varre. Vetëdijesohuni midis jush, pasi populli shqiptar nuk e meriton këtë lloj vëllavrasje.

Si për fund, patjetër të fillojmë me kritikën e mirëfilltë, e cila do të hapte rrugë të reja e të sigurta për dedikimin e vlerave të qëndrueshme të shoqërisë shqiptare. Mjaftë më me rrena e mashtrime, mjaftë më me politika plot mediokritete, mjaftë më në skenë njerëzit e paditur e megaloman, kriminel e hajdut, tejet të uritur për pasuri materiale, pa e njohur fare botën shpirtërore. Mjaftë më me vlerat e huaja tejet të kamufluara. Mjaftë rrenat, mjaftë mashtrimet politike…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button