RMV, pritet që propozimi për ndryshime në kabinetin qeveritar të dorëzohet në Kuvend

Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha tha sot se Parlamenti pritet që në fillim të javës së ardhshme të shqyrtojë propozimin për riformatimin e kabinetit qeveritar.

Sipas tij, propozimi për ndryshime në kabinetin qeveritar duhet të dorëzohet nga kryeministri Zoran Zaev deri në fund të kësaj jave. Ndërkohë, siç tha Hoxha, Zaev vazhdon të konsultohet me partitë e koalicionit.

Ndryshe, pritet që 8 ministra, aq edhe zëvendës/ministra dhe rreth 20 drejtorë të ndërmarrjeve publike të ndërrohen deri në fund të qershorit. Kështu paralajmëroi kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga seanca e Komitetit Qendror të LSDM-së në Ohër më 17 qershor.

Një vit pas zgjedhjes së qeverisë në Parlament, rikonstruimi i parë u zhvillua kur katër ministra të rinj u zgjodhën në drejtësi, arsim, kulturë dhe një pa portofol për investime të huaja.

Shpallja e rikonstrumit të dytë ka ndodhur para përfundimit të pushtetit dyvjeçar të qeverisë së Zaevit.

Ndryshimet me emrin “fshesa” u njoftuan pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve të fundit presidenciale. Kryeministri njoftoi një riorganizim të ri si në partinë e tij ashtu edhe në Qeveri.

Nga ana tjetër, edhe partneri i koalicionit, BDI ka lajmëruar riorganizim partiak dhe i ka shpallur zgjedhjet partiake për kryetar të degëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button