Gjashtë muaj burg me kusht për ish-kreun e myftinisë së Shkupit

Gjykata Penale Themelore e Shkupit i ka shqiptuar dënim prej 6 muajsh burg, me kusht, ish-myftiut të Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani, njofton gazeta Koha.

Gjyqi e ka nxjerrë fajtor më 31 maj 2019, me vendimin XXIII K nr. 1998/18, të shqiptuar nga gjykatësja Verka Petkovska, informon gazeta Koha.

Përndryshe, në janar të vitit 2015 myftiu i mëparshëm Shabani, në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat e brendshme të BFI-së, nga arka e Myftinisë ka marrë 10.108 euro (621.642,00 denarë) kinse për të blerë veturë zyrtare, të cilat të holla i ka shfrytëzuar për nevojat e veta personale.

“Vendimi mbi bazë të Nenit 353 të Kodit penal ka paraparë një periudhë prej dy vjetësh për efektuimin e dënimit, nëse fajtori nuk kryen vepër të re penale, kthimin e tërë shumës së të hollave në afat prej 6 muajsh dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve që ka bërë pala e dëmtuar – Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Myftinia e Shkupit”, njoftojnë nga BFI-ja.

Ndryshe, që në vitin 2015 filluan përplasjet mes dy grupeve në BFI, mes „Lëvizjes për reforma në BFI” e cila kërkonte shkarkimin e Reisit pjesë e së cilës ishte edhe Buzaku dhe mes Sulejman Rexhepit me përkrahësit e tij. Mes tyre ishte edhe Ibrahim Shabani.

„Lëvizja për reforma në BFI” 12 ditë mori nën udhëheqje selinë e BFI-së por më pas u larguan nga selia ndërsa disa u dënuan edhe me burg me kusht nga Gjykata Themelore Shkupi I për vepër penale “pjesëmarrje në grupim” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë” dhe u obliguan t’i paguajnë BFI-së dëmshpërblim.
Rijaseti i BFI-së në krye me Rexhepin, vendosi për sanksionimin e personave që morën selinë e këtij institucioni, duke i përzënë nga anëtarësia në Bashkësinë Fetare Islame. Që atëherë procesi ka vazhduar nëpër gjykata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button