Tetovë: Nuk ka kushte të mira brenda tregut, shitësit kanë zënë trotuaret, Komuna pa zgjidhje

Shitësit nëpër trotuaret rreth “Tregut të Gjelbër” ankohen se brenda në treg vendi është shumë i papastër, nuk ka mjaftueshëm vend për të gjithë dhe nuk kalojnë aq konsumatorë sa kalojnë në trotuare. Kështu që ata kanë uzurpuar trotuaret jashtë tregut. Nga ana tjetër, edhe pse Komuna para dy ditëve tha se do dalin inspektorë në terren që të lirojnë hapësirat, të njëjtat vazhdojnë të jenë të uzurpuara edhe sot, transmeton Portalb.mk.

Problemi i shitësve ambulantë që uzurpojnë trotuaret dhe hapësirat publike është një problem që diskutohet për vite me rradhë. Komuna e Tetovës ndonëse ka premtuar disa herë se do ju gjejë vend atyre brenda në Tregun e Gjelbërt, trotuaret vazhdojnë të jenë të uzurpuara nga shitësit.

Para dy ditësh Komuna tha se inspektoriati do të dalë në terren dhe do t’i lirojë sërish këto hapësira, megjithatë sot trotuaret janë sërish të mbushur me shitës ambulantë.

Shitësit thonë se nuk ka kushte brenda në treg, është shumë papastërti dhe nuk kanë konsumator aq sa kanë jashtë tregut në trotuare.

“Edhe nëse gjen vend brenda, është shumë papastërti. Nuk mund të shes unë brenda aq sa shes jashtë”, tha njëri prej shitësve.

Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë
Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë

Nga ana tjetër, disa nga shitësit thonë se nuk ka vend për to brenda në treg.

“Është i mbushur brenda tregu, nuk ka vend për ne. Edhe nëse gjejmë vend, shumë ka shitës, nuk mund të nxjerrish asgjë”, u deklarua njëri prej shitësve në trotuare.

Sot janë parë madje edhe shitës të kafshëve në trotuare, disa nga to shesin pula, zogj, lepuj.

Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë
Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë
Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë
Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë

Edhe pse në treg shiheshin policë, të njëjtët nuk bënin asgjë për largimin e shitësve ilegal që aty.

Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë
Hapësira publike të uzurpuara, Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button