Lufta e ftohtë në Ballkan

Ka më se një çerek shekulli që defiçiti demokratik dhe korrupsioni politik i mban të trazuara shtetet e dala ngs Federata Jugosllave – Maqedoninë, Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë. Kurse në Shqipëri defiçiti demokratik dhe korrupsioni politik janë pasojë e regjimit despotik dhe feudalo-stalinist të diktatorit Enver Hoxha.

Për shkak të mungesës së një platforme të ndërtimit të demokracisë evropjane, të garantimit të lirive qytetare e të dinjitetit njerëzor dhe funksionimit të shtetit të së drejtës, Ballkani Perëndimor dhe më tej do të jetë mes Luftës dhe Paqes. Për këtë arësye, sipas ekspertëve, studjuesve ballkanas, nuk do të ketë luftë “të nxehtë”, por do të vazhdojë lufta e ftohtë  Pas zgjedhjes së kontekstit të emrit dhe fillimit të paqes midis Maqedonisë dhe Greqisë,   burimi i krizave dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimor  do të jenë Kosova dhe Bosnja.

Azem Vllasi pohon se konflikti i këtyre dy shteteve varet nga Serbia. Në qoftë se edhe dhjetë vitet e ardhëshme do të vazhdojë retorika, instrumentalizmi nga liderët nacionalistë serbë të Beogradit dhe Banja Lukës me të njëjtat hipoteza dhe stereotipe se Kosova është Serbi, që ajo akoma figuron në kushtetutën e Serbisë si krahinë autonome e Sërbisë, dhe që Sërbska Republika vazhdon me aspirata për shkëputje nga Federata e Bosnjës, në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojnë konfliktet, kriza politike, recesioni ekonomik, dhe ikja e rinisë nga rajoni. Dhe Ballkani do të vazhdojë të mbetet dhe me tej si fuçi baruti.

Në një debat politik në Zagreb, Azem Vllasi tha se ishte Serbia, ishin Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Sërbisë, kisha orthodokse serbe dhe gjeneralët serbë si eksponentët, aktorët dhe faktorët e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, të tragjedive dhe luftrave të përgjakshme të viteve 90-të. Ushtria jugosllave në fund i nxiti të gjithë ushtarët e etniteteve tjera të dezertojnë, mori gjithë arsenalin luftarak, armatimin e ushtrisë jugosllave dhe brënda natës ushtarët dhe oficerët serbë ndërruan uniformat dhe u shndërruan në paramilitarë dhe çetnikë.

Vllasi më tej vazhdon se nga shtatë shtetet që dolën më vete nga ish-Federata e Jugosllavisë, përveç Serbisë, të gjithë shtetet e tjerë janë paqësorë. Ata respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe fqinjësinë dhe kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Pra, janë vetëm Serbia dhe Republika Sërbska ato që vazhdojnë përpunimin, ekzagjerimin e projekteve të mëparshme të periudhës së Sllobodan Millosheviçit.

“Ikin serbët, ikin dhe shqiptarët”

Para dy muajve, duke udhëtuar për në vendlindje, ktheva në një motel, restorant “Jerovina”, për të ngrënë diçka. Një nga të personelit, i cili më njihte, më përshëndeti dhe më solli një kafe. Unë i thashë me humor se ne shqiptarët me shkëmbim të territoreve do ta kemi më afër kufirin. Zotria më tha se kjo luftë për territore është e kotë, sepse prej këtu deri në kufirin maqedon e deri në Kosovë, të gjithë fshatrat janë zbrazur. Ikin serbët, ikin dhe shqiptarët. Kur Armenia fitoi pavarësinë në Versajë (Paris), një shkrimtar armen tha se nuk u duhej gjithë ai territor. Nuk na duhen bjeshkët pa njerëz. Nga 6 milionë banorë që kishte pasur Armenia kishin mbetur vetëm tetëqind mijë banorë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për  ne serbët dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit . Pasi të ikin nga ky vend, nga kjo tokë e nëmur dhe e mallkuar, popullata e këtij vendi do të zëvendësohet nga popuj të tjerë. Do të vijnë nga Azia, Afrika, ose arabë, siç kanë filluar të vijnë në Bosnjë. Edhe unë mendoj për të ikur. Pres një vizë pune për të punuar si kamarjer nëVjenë.

“Rusët e vegjël në Ballkan”

Shumica e serbëve në Serbi njërin sy e kanë të kthyer nga Rusia, kurse me syrin tjetër shikojnë drejt xhepave të Perëndimit. Shumica e gazetave dhe portaleve serbe bëjnë propagandë për të vërshuar drejt Perëndimit, ndërkohë që shprehin admirim, dashuri, nostalgji, romatizëm pan-sllav ndaj Rusisë. Sipas tyre, sa më i fuqishëm të jetë vëllai i madh, aq më i fortë do të jetë vëllai i vogël në Ballkan.

Lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik dhe pinjolli i tij, regjisori boshnjak Emir Kosturica, i konvertuar në orthodoks pansllavist serb, të dy pohojnë se ata janë rus të vegjël në Ballkan, Ata thonë: “Arsyeja që Perëndimi na urren është se na konsideron si rus të vegjël në Ballkan. Sidomos rusofobi dhe serbofobi kanë më së shumti anglezët dhe amerikanët”. Lideri i serbëve të Bosnjës thotë: “Kur amerikanët deklarojnë se nuk lejojnë që t’u rrezikohen interesat në Mitrovicë dhe Zubin Potok, atëherë dhe Rusia ka të drejtë të shprehë pakënaqësinë e saj. Edhe rusët nuk lejojnë të preken, të injorohen interesat e tyre në Nish dhe Banja Luka.” “Kjo është karikaturë cirkusi”, thotë Milorad Dodiku. “Edhe ne serbët marrim ndihma dhe shikojmë me njerin sy në xhepat e perëndimorëve, sa subvencione, fonde do të ndajë BE-ja.”  Ndërkohë ata vazhdojnë të kenë urrejtje, melankoli, eurofobi ndaj Perëndimit.

Presindenti Aleksandër Vuçiç, në 20-vjetorin e bombardimeve të aleancës së NATO-s, deklaroi se për serbët NATO-ja akoma vazhdon të jetë armik dhe agresor i popullit serb. Ata shkruajnë në shumë gazeta dhe organe mediatike se Ushtria e Kosovës është mostër e ushtrisë amerikane. Edhe njësitet e mëparshme speciale ishin të trajnuara, të stërvitura nga instruktorët amerikanë. Oficerët dhe ushtarët shqiptarë, tashmë të inkuadruar në Ushtrinë e Kosovës, janë shumica me prejardhje shiptaro-amerikane të cilët kanë qenë në ushtrinë amerikane dhe janë kthyer përgjithmonë në Kosovë. Ushtria e Kosovës numëron 5000 ushtarë që përbëjnë shtatë batalione. Ato janë të furnizuar me armatim modern të sofistikuar nga Amerika, Turqia dhe Shqipëria. Një gazetar serb shkruan se Kosova është një copë e vogël Amerike në kontinentin evropjan. Liderët dhe elita politike e Kosovës janë nën varësinë e plotë të amerikanëve. Liderët e Kosovës nuk shkojnë as në WC pa urdhërin e amerikanëve. Sipas tyre, me formimin e Ushtrisë së Kosovës është më së shumti populli serb i rrezikuar në Kosovë. Por ata harrojnë se në Ushtrinë e Kosovës ka afër 10 përqind serbë. “Serbia në të ardhmen do ta rritë buxhetin ushtarak pas formimit të Ushtrisë së Kosovës,” shkruan një analist ushtarak serb. “Rusia do të na furnizojë me armatim dhe avionë ushtarakë si pasojë e formimit të Ushtrisë së Kosovës.”

Në qoftë se Ushtria e Kosovës do të hyjë në veri, ose do të vendosë bazat ushtarake atje, atëherë Serbia do të intervenojë për të mbrojtur serbët në Kosovë. Në fund, me hyrjen e forcave ushtarake të Kosovës, mund të eskalojë konflikti dhe të përfshijë destabilizimin në tërë rajonin dhe Ballkanin.

“Ne nuk jemi djem të këqinj dhe bastardë”

Në Forumin Europjan të Alpbach-ut dy liderë të hasmuar ballkanas – Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë, dhe Hashim Thaçi, President i Kosovës, folën për paqe dhe për përfundimin e armiqësisë shekullore midis serbëve dhe shqiptarëve. Para audiencës Hashim Thaçi tha se askush nuk duhej të frikësohej. “Ne nuk jemi djem problematikë, të këqinj dhe bastardë”, tha ai. “Nuk duhet të keni frikë, por të vazhdoni me platformën e korrigjimit të kufijve ose shkëmbimit territoreve”. Dy liderët para audiencës dhe nikoqirit, Kancelarit austriak, u pritën me entuziazëm dhe ovacione. Por me fjalimin e Thaçit më shumë u ngazëllyen dhe u inkurajuan serbët se shqiptarët.

Takimi dhe biseda midis Hashim Thaçit dhe Vladimir Putinit në Paris në shtypin dhe mediumet perëndimore dhe ruse u konsiderua sensacional dhe spektakular. Kurse tek serbët u prit me xhelozi dhe skepticizëm. Kurse nga një pjesë e shqiptarëve u prit me skepticizëm dhe kritika. Për admiruesit e Thaçit, lideri dhe presidenti karismatik ishte një triumf. Takimi i Thaçit pa lejen e amerikanëve sigurisht nuk do të mbahej, thanë ata. Eksperti i politikës së jashtme David Philips, për takimin e Thaçit me Putinin tha se Thaçi u tregua naiv dhe u mashtrua. Pas takimit, në një intervistë Putini tha se ishte i gatshëm të ulej në tavolinë dhe me djallin. Ai tha: “Ne mbështesim idenë që të dyja palët të gjejnë koncensus për shkëmbimin e territoreve, por ne mbrojmë interesat e Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjës.”

Autor: Merxhan Jakupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button