Tensionet me Iranin: I dërguari amerikan është nisur për në Lindjen e Mesme

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Iranin, Brian Hook, do të udhëtojë në rajonin e Gjirit Persik për të biseduar me aleatët rreth tensioneve me Iranin.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Hook niset të enjten në turne, ndërsa do të zhvillojë takime në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Oman dhe Bahrejn, transmeton REL.

“I dërguari do të diskutojë agresionin rajonal të Iranit, përfshirë sulmet e fundit mbi dy cisterna të naftës në Gjirin e Omanit”, thuhet në deklaratë.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë tensionuar rëndë, prejse Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, janë tërhequr nga një marrëveshje bërthamore dhe kanë rikthyer sanksionet ekonomike kundër Republikës Islamike.

Tensionet e larta kanë rritur frikën nga një konflikt i armatosur në rajon, edhe pse Uashingtoni dhe Teherani kanë thënë se nuk janë të interesuar të fillojnë luftë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button