RMV, Bashkimi Evropian sugjeron që të zgjidhet çështja e Prokurorisë Speciale

Kryeministri Zoran Zaev beson se gjatë kësaj vere do të ketë përpjekje që të miratohet Ligji për Prokurori Publike, me të cilin duhet që të rregullohet puna e Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.mk.

“Ligji për PSPS nuk është në aspektin formal ligjor në konkluzion, por na sugjerojnë. Nuk është patjetër që Evropa të na thotë që ta miratojmë ligjin. Ajo është e mirë për ne. Të mos luajmë lojëra. Mjaft ishte. Kemi dëshirë për të arritur konsensus edhe për këtë çështje të rëndësishme. Me të vërtetë kam dhënë aspekte fleksibile, të cilat nuk e shkatërrojnë sistemin juridik, e garantojnë sundimin e së drejtës në të gjitha lëndët, procedurat parahetimore, hetimore, akuzat dhe të ngjashmet”, tha Zaev.

Sipas tij, Maqedonia ka mbështetje të qartë edhe nga Bundestagu edhe nga kancelarja Angela Merkel, por edhe nga Parlamenti i Holandës për fillimin e negociatave.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, deklaroi se Prokuroria Speciale është pjesa e cila mungon në mozaikun për të mos pasur arsyetime për anulime.

“Linja e kuqe në lidhje me hetimet që i udhëheq PSP për të cilat nuk ka procese gjyqësore t’ua lëmë organeve gjyqësore t’i zgjedhim, dhe jo të jetë marrëveshje mes partive dhe politikanëve, pasi që duhet që të ndërtojmë sistem dhe çdokush ta ketë përgjegjësinë e tij”, tha ai.

Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai në një emision në “1TV”, ka deklaruar se pret që 5 minuta përpara se t’i mbarojë skadojë mandati partitë ta votojnë ligjin e ri.

Ndryshe, PSP-së o skandon mandati në shtator, ndërkaq bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë tre muaj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Mospajtimet mes pushtetit dhe opozitës kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017 .Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kërkon opozita e që në një formë do të thonë amnisti e fshehtë për disa vepra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button