Milloshoski po e manipulon publikun me foto të vjetra dhe dezinformata

Ish ministri i jashtëm dhe deputet i VMRO-DPMNE, ndryshe i dyshuar në rastin “i Pushtetshmi” i PSP-së për veprat penale mashtrim dhe shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. edhe një herë pa sukses dhe krejtësisht i zbuluar, po bën përpjekje për të manipuluar publikun duke publikuar një foto të tekstit të botuar qysh në prill të këtij viti, e cila nuk është më e vlefshme duke pasur parasysh zhvillimit të ngjarjeve. Ai po përpiqet ta lidhë tekstin e vjetër me Këshillin e çështjeve të përgjithshme të Bashkimit Evropian, që u mbajt dje në Luksemburg, transmeton Civilmedia.

Gjegjësisht, Milloshoski jo vetëm që përdor lajme të vjetra, por edhe përhap dezinformata për atë se cilat vende kanë votuan kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Është e rëndësishme që publiku të njoftohet se ky lloj vendimi nuk është miratuar fare, ndërsa, as shtetet anëtare të këtij Këshilli kanë votuar pro ose kundër fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut me BE-në. Ajo që është miratuar si vendim konkret për Maqedoninë e Veriut është se vendimi përfundimtar do të merret në shtator.

Ta përkujtojmë publikun dhe Milloshoskin, i cili aq lehtë përhapë informacione bajate dhe të rreme, por edhe me emrat e vendeve që gjoja janë kundër datës për negociata, për shembull, Parlamenti i Holandës, më 12 qershor, e hodhi poshtë një propozim rezolutë nga disa ligjvënës holandezë për të bllokuar negociatat me Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë dritë jeshile vendit, ndërsa duke e përjashtuar Shqipërinë nga pakoja.

Gjithashtu, janë të pështira njoftimet e sotme partisë së Milloshoskit, me të njëjtin fjalor, për kinse “dushin e ftohtë” për vendin.

“BE nuk ka nevojë për negociata me politikanët e falur, të cilët janë kapur në flagrancë duke kërkuar një ryshfet prej një euro për një metër katror. Disa shtete anëtare, miq të provuar të Maqedonisë, kanë qenë kundër dhënies së datës. Mund të kuptohet zemërimin e tyre me katastrofën e quajtur Zaev, por nuk mund të arsyetohet ndëshkimi i shtetit dhe popullit për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të Zaevit dhe kartelit rreth tij” thuhet në komunikatën e partisë që e ka numrin e zyrtarëve në vend kundër të cilëve ka procese gjyqësore, ndërsa disa prej tyre tashmë kanë aktgjykime të prera për krimet e tyre, përfshirë edhe presidentin e tyre të nderit, azilanti Gruevski.

Ajo që është edhe më tragjike në të gjithë mozaikun e lajmeve të rreme është mbështetja e nga mediat e afërta me VMRO-DPMNE-në të cilat, në vend që t’i ndihmojnë partisë për t[ cilën kryejnë detyra dhe t’iu sugjerojnë të mos përhapin të pavërteta, vetëm u ndihmojnë në shumëfishimin e lajmeve të rremë dhe duke krijuar një pamje të deformuar të asaj që ndodhi dje në Luksemburg dhe në përgjithësi, çfarë po ndodh me procesin e integrimit evropian të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button