Argumentet e Mickoskit për regjistrimin e “gabuar” janë spinime

Regjistrimi në vend përsëri është temë e shigjetave politike, me çka opozita përdor dy argumente që janë spine – i parë është se nuk është kryer sipas rekomandimeve evropiane që të regjistrohen edhe ato që nuk kanë qenë në vend më tepër se 12 muaj dhe i dyti është se ekzistojnë dyshime se si është realizuar. Duke aluduar që pas kësaj fshihet tregti e Zaevit me atyre që duhej sqaruar procesi i regjistrimit. 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistë për TV Tellma me 10.06.2019 dha deklaratën në vijim, të cilin e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruara, ose spin:

Sot sipas kësaj metodologjie e cila është zgjedhur dhe të cilën tentuam ta fusin në Kuvend me rrugë më të shpejtë, regjistrohen të gjithë ato të cilët kanë numër amë në Republikën e Maqedonisë, por nuk do do të thotë se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe nuk do të thotë se janë akoma të gjallë…Më pas kemi qytetarë të Republikës së Maqedonisë të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia e RM-së për të marr të drejtën e një tjetër shtetësie, si për shembull, në Slloveni, Gjermani, etj. Shihni, parimi është i qartë, dihet se si janë rekomandimet nga Eurostati dhe si realizohet regjistrimi i shtëpive dhe qytetarëve në RM dhe nuk duhet të jemi shumë analitik dhe ne të shpikim regjistrim, por duhet ta praktikojmë atë të cilët sot e praktikojnë shtetet bashkëkohore evropiane…Broshura është diku rreth 4 faqe, plus anekse, se si duhet të duket një flet regjistrimi, lirisht mund të ulemi,  dhe të adaptohet sipas kushteve tona…

[Burimi: TV Tellma  – intervistë me H. Miskoski (prej minutës 3.30 deri në minutën), data: 10.06.2019]

Kundërspin: Spini i liderit të partisë kryesore opozitare, Hristijan Mickoski, u tha në fillim të emisionit, i cili filloi me përgjigje e pyetjes nëse VMRO-DPMNE do të bojkotojë regjistrimin, për të cilin Kuvendi duhej të fillojë procedurë ligjore që do të mundësojë realizimin e tij në vitin 2020.Mickoski, përkrah deklaratës se VMRO-DPMNE-së nuk është kundër regjistrimit dhe për zbatimin e një operacioni të tillë statistikor, vazhdoi me qëndrimin se sipas metodologjisë së miratuar, do të regjistrohej çdo qytetar që ka pasur numër amë dhe kjo ka qenë për shkak të tregtisë që e ka kryer Zoran Zaev për ta vonuar dhe për të marr vendin të cilin e ka tashmë tre vite dhe e gjithë kjo do të jepte rezultate të gabuara. Si shembull aj jep personat e vdekur, sipas të cilit janë pjesë e listët zgjedhore dhe ka mundësi të regjistrohen persona të cilët kanë luftuar në Siri ose ato të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia maqedonase për të marr një tjetër.

EKZISTOJNË PROPOZIME, DHE JO REKOMANDIME

Vet qëndrimi se ka metodologji të miratuar është i pavërtetë dhe është spinim, sepse në procedurë është propozimi i ligjit, ndërsa metodologjia është akt nënligjore i cili miratohet pas miratimit të ligjit. Së dyti, qëndrimi se ka qenë kundër rregullave statistikore evropiane dhe direktivave evropiane, është po ashtu, spin, gjegjësisht e vërtetë e shtrembëruar.

Nuk ekzistojnë rekomandime që vlejnë për të gjithë vendet. Ekziston diçka që quhen propozime dhe ato janë të miratuara nga Kombet e Bashkuara, më saktë nga Komisioni i KB për bashkëpunim ekonomik me Evropën – UNECE, ndërsa titulli i dokumentit është Konferenca për propozime të statistikave evropiane për realizimin e regjistrimit të popullsisë dhe familjeve në vitin 2020.

Ekzistojnë, po ashtu, edhe disa rregulla evropiane, të cilat së bashku me janë shkruar në punën Rregullore evropiane për regjistrimin e popullsisë dhe familjeve në vitin 2021, ku që në fillim thuhet se “për të ardhur deri te të dhënat nga regjistrimi vendet anëtare kanë zhvilluar metoda të regjistrimit të cilat i konsiderojnë si më të mirat, sipas praktikave administrative dhe traditave në vendin e tyre” dhe “Rregullorja e BE mbështet diversitetin”, ndërsa ajo është pjesë e “Rregullores 763/2008 të miratuar nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian”…Me fjalë të tjera, nuk gjetëm “broshura” prej 4 faqeve plus anekse, edhe pse nuk përjashtojmë mundësinë se ekziston.

Por thelbi është në atë se ekzistojnë propozime të cilat janë të orientuara që të dhënat që do të merren nga çdo vend në botë, të jenë të pranueshme edhe për të tjetër dhe pikërisht për këtë në proces do të përfshihen edhe OKB përmes Departamentit për statistika dhe tashmë i përmenduri Komisioni për bashkëpunim ekonomik me Evropën.

Propozimet që vlejnë nga BE, janë dhënë që në vitin 2015 dhe të përmendura në këtë tekst, po ashtu, nuk kërkojnë qasje të unifikuar dhe lejojnë vendni që realizon regjistrimin të vendos qëllime që dëshiron t’i arrijë (Kapitulli i parë – Metodologjia, pika 13), si për shembull të kryejnë numërimin edhe të emigrantëve, edhe pse nënvizojnë se është shumë e vështirë të arrihet deri te rezultatet shumë precize (Kapitulli 5, Baza e Popullsisë, Pika 397).

Duke pasur parasysh këtë, po ashtu, duke pasur parasysh se Mickoski dhe VMRO-DPMNE vërtetuan se problemi më i madh ka qenë se me regjistrim do të lejohet të jepen të dhëna edhe për persona të cilët nuk janë të pranishëm në këtë moment ose persona të cilët janë jashtë shtetit duke mos u vendosur kufizimi prej 12 muajsh, me qëllim përfundimtar të regjistrohen edhe ato persona sikur të jenë banorë, duhet të dëshmohet gjysmë vërtetësia e këtij pretendimi, sepse ai nuk sqaron deri në fund se si do të rrjedh ajo procedurë.

INTERESAT E SHTETIT DHE MEKANIZMAT MBROJTËS 

Ky problem shumë mirë është sqaruar me 11.06.2019, dy ekspertët – Apostol Simovski, drejtori aktual i Entit Shtetëror për statistika dhe Donço Geramisovski, ish drejtor, përsëri mysafir në Tellma.

Simovski (majtas) dhe Gerasimovski (djathtas). Foto: screenshoot

Së pari, ato sqaruan përse shtetet ka vendosur në nenin 6 të propozim-ligjit për atë se kush do të jetë subjekt regjistrimi dhe persona shtetas të RMV-së, dhe ato të cilët janë jashtë vendit, mos të vendoset kufizimi prej 12 muajsh. Ideja është që përfundimisht të merret ndonjë numër për atë se sa persona janë jashtë, për sa kohë dhe prej cilëve rajone të vendit. Thelbi i sqarimit të tyre është si në vazhdim: Ligji parasheh, ndërsa me Metodologjinë e cila prej fillimit do të miratohet kjo do të specifikohet, se shteti është i mbrojtur nga regjistrimi i numri i tepërt i banorëve në atë mënyre se ekzistojnë filtra dhe për herë të parë do të bëhet krahasimi i të dhënave me bazat ekzistuese të të dhënave.

Askush nuk kufizon në regjistrim që të përfshihet edhe kategori të tjera të popullatës për të cilat shteti ka interes të mbledh informacione…Me regjistrimin do të mbledhim të dhëna edhe për atë persona të cilët janë jashtë shtetit më tepër se një vit, por kjo nuk do të thotë se ato persona do të hyjnë në kategorinë e popullsisë së përhershme.  – deklaroi Simovski  (prej minutës 6.15).

Gjatë kësaj janë paraparë mekanizma mbrojtës që të mos vijë deri te ndonjë gabim dhe personat të tillë të regjistrohen si të përhershëm. Filteri i parë është ai, me të cilin për herë të parë është paraparë aplikimi elektronik për vetë regjistrimin i cili di të jetë aktiv po thuajse dy muaj para fillimit dhe deri në fund të regjistrimit, thotë Simovski. Përderisa personi nuk regjistrohet në këtë aplikacion, ndërsa të dhënat për të i jep një person tjetër i afërt në vet fillimin e regjistrimit, verifikimi nëse është i përhershëm ose jo (që do të thotë se nuk është në shtet më pak ose më tepër se 12 muaj para regjistrimit), do të kryet me krahasimin e të dhënave prej më tepër bazave të të dhënave që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kjo do të bëhet për herë të parë gjatë një regjistrimi!

Ky regjistrim do të dallohet prej të gjithë regjistrimeve paraprake me atë që kemi metodë tjetër – të ashtuquajtur metodë e kombinuar. Kjo do të thotë edhe regjistrim në terren, por njëkohësisht edhe shfrytëzim i bazës së të dhënave. Tashmë është formuar një bazë pararegjistruese, ku çdo person i cili gjendet në regjistrimin e shtetasve janë ngjitur të dhëna prej përmbledhjeve të ndryshme të të dhënave – deklaroi Simovski (prej minutës 29.30)

Me këtë është sqaruar mjaftueshëm se në këtë regjistrim do të numërohen edhe persona shtetas, por të cilët nuk janë në shtet, me çka nuk definohet që në fillim afati prej 12 muajsh. Ndërsa për t’i ikur mundësisë për numërim të dyfishtë/riregjistrim dhe të sigurohet numër preciz i banorëve, shtetas dhe joshtetas, po banues në RVM, Enti shtetëror për statistika ka siguruar metodë të kombinuar.

Të gjithë këto të dhëna çojnë ka përfundimi se pretendimi i Mickoskit se regjistrimi i personave nga ana e personave të tjerë të cilët japin të dhëna për to është e gabuar (regjistrimi i numrave amë, siç thuhet) dhe se kjo ka qenë në kundërshtim me rekomandimet e Eurostat, dhe se është bërë pazar në tavolinën e gjelbër me qëllim që Zoran Zaev të kthej ndonjë favor për të cilin tashmë tre vite është kryeministër (të gjithë këto argumente Mickoski i thotë në fillim të intervistës për Tellma), janë qëndrime dhe pretendim në të cilat ka të vërteta të shtrembëruara, gjysmë të vërteta, ose spine.

Burimi: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button