De Ligt refuzoi Barcelonën

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs De Ligt ka refuzuar ofertën e Barcelonës me propozimin e agjentit të tij, Mino Raiola.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “El Larguero”. Edhe pse Barça kishte arritur marrëveshje me Ajaxin për De Ligtin, duke ofruar 75 milionë euro dëmshpërblim, qendërmbrojtësi 19-vjeçar nuk ka qenë i kënaqur me kushtet e ofruara në kontratë, transmeton Koha.net.

Kështu, në garë për De Ligtin mbeten PSG-ja, Juventusi dhe Bayern Muencheni që kanë ofruar paga më të majme për mbrojtësin që do të largohet nga Ajaxi gjatë kësaj vere. De Ligt vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Evropë kurse me Ajaxin ka kontratë deri në vitin 2021.

Ai në edicionin e fundit, ai ka regjistuar 55 ndeshje për Ajaxin dhe ka shënuar shtatë gola e ka asistuar katër herë. Ai ka edhe 15 ndeshje me Holandën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button