Rezultatet dhe vendet e lira në regjistrimin për shkollat e mesme

Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publikë ne Repubikën e Maqedonisë së Veriut parashikon 35 690 vende të lira, prej të cilave 10 123 për mësimin në gjuhën shqipe, transmeton Portalb.mk.

Afati i parë i regjistrimeve u mbajt me 17 dhe 18 qershor, ndërsa afati i dytë i regjistrimit pritet të mbahet me 24 dhe 25 qershor, kurse afati i fundit me 1 dhe 2 korrik. Rezultatet e afatit të parë janë publikuar sot nga çdo shkollë e mesme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) bën të ditur se në afatin e parë të regjistrimit janë paraqitur 16 676 nxënës, prej të cilëve kanë arritur të regjistrohen vetëm 11 826. Në afatin e parë janë regjistruar 9 061 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase, 2604 në gjuhën shqipe, 130 në gjuhën turke.

Nxënësit që nuk janë regjistruar në afatin e parë, për shkak të mosplotësimit të kushteve, kanë afat deri të premten të tërheqin dokumentet, dokumente që do të shfrytëzohen për t’u regjistruar në shkollat tjera.

“Pas publikimit të rang-listës me rezultatet e regjistrimit, nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë, obligohen që ta tërheqin tërë dokumentacionin e parashtruar në shkollë në afat prej 48 orëve, ndërsa shkollat kanë për obligim ta kthejnë tërë dokumentacionin në afat prej 48 orëve”, sqaron Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH informon se për afatin e dytë të regjistrimeve, ekzistojnë edhe 23 410 vende të lira, prej të cilave 7 416 janë për mësimin në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button