Enrique nuk do të jetë trajner i Spanjës

Luis Enrique nuk është më trajner i Spanjës, transmeton Koha.net.

Problemet familjare që ka pasur spanjolli kohët e fundit dhe mungesa në drejtimin e përfaqësueses që nga ndeshja me Maltën, më 26 mars të këtij viti dhe më pas në sfidat ndaj Ishujve Faroe dhe Suedisë.

Kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales bëri me dije se për arsye personale trajneri ka shprehur vullnetin për ta ndalur këtu punën e tij tek Spanja, akoma pa u plotësuar një vit nga emërimi i tij si trajner i “Furisë së Kuqe”.

“Enrique na ka njoftuar se nuk mund të vijojë të jetë trajner i kombëtares. Më duhet ta falënderoj. Ne nuk kemi asnjë vërejtje ndaj tij. Kemi qenë të bashkuar dhe jemi pranë tij. Ai i ka gjithmonë dyert e hapura në federatë”, tha Rubiales.

Roberto Moreno do të jetë trajner i përkohshëm i Spanjës, i cili do të drejtojë skuadrën deri në fund të Euro 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button